15 Maj 2024

Rritet niveli i papunësisë në Kanada

Otava, 11 gusht - Zyra e statistikave kombëtare në Kanada bën të ditur shtimin e nivelit të papunësisë në këtë vend.

Sipas një njoftimi të agjencisë Shinhua, niveli i papunësisë gjatë muajit Korrik në Kanada është shtuar me 0.1 për qind duke arritur në 3.7 për qind në total.

Me rritjen e numrit të papunësisë në këtë vend janë shkurtuar 30 mijë e 400 vende të tjera pune.

Pas shkurtimit të 51 mijë e 600 vende pune në Kanada dhe pas krijimit të 21 mijë e 200 vendeve të reja pune me kohë të plotë, gjatë këtij muaji janë shkurtuar 31 mijë e 400 vende pune me kohe të kufizuar.

Gjatë muajit korrik specialistë të ekonomisë në Kanada kishin parashikuar një rritje prej 5-6 mijë vende të reja pune.

Pjesa më e madhe e shkurtimeve të vendeve të punës është bërë në sektorin e shitjes, shërbimeve profesioneve, shkencore dhe teknike, në sektorin e administratës shtetërore dhe burimet natyrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)