15 Maj 2024

Rritet importi i veturave

Prishtinë, 2 shtator- Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për lejim të importimit të veturave deri në 13 vjet, i cili ka hyrë në fuqi një vit më parë, ka bërë që buxheti i Kosovës të përfitojë mbi 22 milionë euro.

Fllanza Mezini nga Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se importi i veturave është rritur për 30 për qind krahasuar me pjesën e parë të vitit 2011. “Për gjashtë muaj janë importuar 9 132 vetura në vlerë prej 51 milionë eurosh, ndërsa janë inkasuar mbi 22 milionë euro në emër të taksave”, ka thënë ajo.

Mezini ka treguar se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 kishin hyrë 6 069 copë vetura në vlerë prej 44 milionë eurosh, kurse taksa janë paguar 13.5 milionë euro. “Krahasuar gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 me gjashtëmujorin e vitit 2011 kemi rritje të importit të veturave në sasi me rreth 30 për qind më shumë.

Kjo ka rezultuar me rritje të taksave doganore të mbledhura me 8.8 milionë euro apo rreth 25 për qind më shumë të hyra”, ka pohuar Fllanza Mezini. Ajo ka bërë të ditur se veturat kryesisht importohen nga vendet perëndimore, si nga: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Italia si dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, për zhdoganimin e tyre invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të liruar nga pagesa nga Dogana e Kosovës.

Importohen dy mijë vetura të reja

Edhe pse Qeveria e Kosovës kishte vlerësuar se do të mblidhte mjete të shumta nga lejimi i importimit të veturave më të vjetra se 13 vjet dhe do të mundësohet të kenë vetura më të mira se janë tash në rrugët e Kosovës, qytetarët e Kosovës prapë kanë vazhduar të bëjnë vetura të reja me kilometra 00.

Mezini nga Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2011 janë importuar 1 351 vetura, në vlerë prej 5 milionë eurosh, kurse gjashtë muajve të parë të këtij viti janë importuar 562 vetura të reja, në vlerë prej 2 milionë eurosh.(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)