02 Maj 2024

Rriten aksionet e bankave europiane

Paris, 27 shtator - Aksionet në Bankat Europiane kanë shënuar rritje pas reagimit të investitorëve për të stabilizuar krizën e borxhit në Eurozonë.

Në bankat franceze dhe gjermane, aksionet ishin mbi 10 %. Në fakt cka ndikoi më shumë, ishin raportimet për një paketë masash shpëtimi pas takimit të FMN-së javën e kaluar në Uashington, ku merrnin pjesë Ministra të Financave të G20-s.

Këto masa pritet të peëgjysmojnë borxhin e qeverisë greke, të rrisin në 2 bilionë euro Fondin Europian të Stabilitetit Financiar si dhe të forcojë bankat e mëdha europiane që mund të goditen nga mospagimi i borxheve.

Megjithatë, sic raporton AFP ministri gjerman i Financave, Vol Volfgang Shauble u shpreh se nuk ka asnjë plan për të rritur përmasat e Fondit Europian të Stabilitetit Financiar.

Qeveritë europiane shpresojnë që këto masa të formulohen për pesë apo gjashtë javë, në momentin e duhur përpara takimit të udhëheqësve të G20 në Kanë, që pritet në fillim të nëntorit.

Megjithatë zyrtarët e BE-së në Bruksel nënvizojnë se këto masa nuk duhet të shihen si plani i vetëm i madh. Pasiguria për t’i bërë ballë borxheve, ndikoi në vlerën e aksioneve në disa banka europiane këto muajt e fundit pas shqetësimeve se ato zotërojnë borxhin grek. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)