14 Maj 2024

Rreth një e katërta e evropianëve kërcënohet nga varfëria

Bruksel, 9 shkurt - Rreth një e katërta e popullsisë së Bashkimit Evropian kërcënohet nga varfëria apo përjashtimi social, kryesisht në Evropën Qëndrore, kur rreziku prek më tepër fëmijët sesa të rriturit, njoftoi agjencia e statistikave \"Eurostat\".

Njëqind e pesëmbëdhjetë milionë persona, ose 23,4 për qind e popullsisë së 27 vendeve të BE-së, u përballën me rrezikun në vitin 2010. \"Përmasat më të larta të personave të kërcënuar nga varfëria apo nga përjashtimi social gjenden në Bullgari 42 për qind, në Rumani 41 për qind dhe në Letoni 38 për qind, ndërsa më të ulëtat gjenden në Republikën Çeke me 14 për qind, në Suedi dhe në Holandë me 15 për qind si dhe në Austri, në Finlandë dhe në Luksemburg me 17 për qind secili. Arrijnë në 19,7 për qind në Gjermani dhe në 19,3 për qind në Francë\", theksoi \"Eurostat\".

Këta persona po përballen me të paktën një nga tri format e mëposhtme të përjashtimit: rreziku i varfërisë duke marrë parasysh transfertat sociale, privimi i rëndë material (për të mos qenë në gjendje për të paguar faturat, për t\'u ngrohur si duhet, për të konsumuar proteina...), intensiteti shumë i ulët i punës (jetesa në një familje në të cilën të rriturit kanë përdorur më pak se 20 për qind të fuqisë totale të punës gjatë vitit të kaluar).

Në BE, 27 për qind e fëmijëve nën moshën 18 vjeç janë përballur në vitin 2010 me rrezikun e varfërisë apo të përjashtimit social, ndërsa 23 për qind e popullsisë në moshë për të punuar (18-64 vjeç) dhe 20 për qind të popullsisë të moshuar (më tepër se 65 vjeç).

\"Kjo shifër arrin 48,7 për qind në Rumani dhe 44 për qind në Bullgari, ndërsa nuk është më tepër se 14 për qind në Finlandë apo në Suedi. Arrin në 23 për qind në Francë dhe 21,7 për qind në Gjermani\", deklaroi Eurostat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)