29 Prill 2024

Rreth 13.500 të huaj hapin llogari bankare në Shqipëri

Tiranë, 28 korrik - Rreth 13.500 nënshtetas të huaj disponojnë aktualisht një llogari bankare në një nga bankat në Shqipëri dhe numri i tyre është në rritje të vazhdueshme. Lajmi bëhet i ditur nga një raport statistikor i Bankës së Shqipërisë.

Në vitin 2010, numri i llogarive bankare të hapur nga jorezidentët është rritur me 18 për qind. Shumica e llogarive i përkasin individëve, ndërsa vetëm 879 të tilla janë hapur nga kompanitë e huaja.

Të huajt hapin llogari në Shqipëri kryesisht në përgatitje për të kryer investime, donacione apo për të blerë prona të patundshme, por ekzistojnë edhe hapësirat ligjore për të kryer evazion fiskal.

Për shkak se Shqipëria nuk ka kontroll mbi investimet, nuk ka institucione përgjegjëse për të pyetur në mënyrë sistemike për origjinën kapitalit të përdorur për blerje pronash apo investime të tjera, ekzistojnë të gjitha kushtet që të huajt të deklarojnë investime të fryra jashtë vendit për të shmangur taksat mbi të ardhurat në vendet përkatëse.

Një skemë e tillë funksionon veçanërisht për biznesmenët e Rusisë në Malin e Zi, ku investitorë të ndryshëm blejnë copa toke pa vlerë të dukshme tregtare, por në këtë rast arrijnë të transferojnë nga vendi i tyre shuma të konsiderueshme parash pa paguar taksa.

Shqipëria ka një kuadër të dobët ligjor për administrimin e hapjes së llogarive bankare nga jorezidentët.

Në vendet europiane të huajt, pa leje qëndrimi dhe kod fiskal nuk lejohet të hapin llogari bankare, një masë kjo që synon të luftojë evazionin fiskal dhe pastrimin e parave. Por në Shqipëri 13 mijë të huaj lejohet të hapin llogari bankare dhe janë klasifikuar zyrtarisht si “jorezidentë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)