25 Prill 2024

Rregulla më të ashpra për deficitin buxhetor në BE

Bruksel, 30 shtator - Si pasojë e euro-krizës në pranverë Komisioni i BE-së do të veprojë edhe më me vendosmëri kundër borxheve të larta në shtetet anëtare të BE-së.

Ai prezantoi një paketë të gjerë ligjesh për planifikimin e buxheteve shtetërore dhe reformimin e Paktit të Stabilitetit për euron.

Siç njoftoi presidenti i Komisionit José Manuel Barroso dhe komisioneri për ekonominë Olli Rehn vendet anëtare duhet të llogarisin në të ardhmen me gjoba të ashpra në rast se shkelin rregullat për deficitin buxhetor.

Megjithatë disa nga vendet e BE-së shprehen kundër sanksioneve të ashpra. Kështu Franca, Italia dhe Spanja refuzojnë sanksionet automatike si shfuqizim politik.

Komisioni i BE-së ka reaguar kështu pas skandalit të borxhit publik të Greqisë dhe Spanjës dhe krizës së euros në pranverë të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)