11 Maj 2024

Rotary Club dhuroi një automjet për Shoqatën e të Verbërve

Prishtinë, 19 mars - Rotary Club Prishtina (RCP) dhuroi sot një automjet për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës. Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK), kishte shprehë nevojën për një automjet tek RC Prishtina.

“Ky kontribut modest i RC Prishtines për Shoqatën e të Verbërve te Kosovës, është vetëm njëri në vazhdën e shumë aktiviteteve që RC Prishtina i ka planifikuar për ketë vit”, tha kryetarja e RC Prishtines znj. Shpresa Perolli.

Mjetet me te cilat u sigurua automjeti qe sot iu dhurua Shoqatës se të Verbërve të Kosovës janë mbledhur me shitjen e pikturave në mbrëmjen e “Viti i Ri Artistik” që ishte organizuar nga Instituti për Kulturë dhe Sport (INKUS) në janar të këtij viti, “Me ketë rast dëshiroj të falënderoj edhe artistet për kontributin e dhënë”, tha Znj.Perolli.

Gjithashtu kësaj shoqate iu dha edhe nje ndihmese nga kompania Kosova Motors e cila mori persiper qe automjetin qe dhuroi RC Prishtina për Shoqatën e te Verbërve te Kosovës t’ua servisoj gratis ne kohëzgjatje prej një viti.

Me ketë rast Kryetari i SHVK, u shpreh mjaft falënderues për ndihmën qe ju be nga RCP i cili nder tjerash tha se “nder kërkesat e shumta qe i ka shoqata jone ishte edhe nevoja për një automjet e cila na u plotësue sot dhe tani e kemi me te lehte realizimin e projekteve tona. U jemi shume mirënjohjes”

Ne gala mbrëmjen “Viti i Ri Artistik” jane shitur piktura ne vlere totale 11,000 euro nga e cila shume 40% apo 4,400 euro janë dhuruar për aktivitetet e RC Prishtina.

Aktivitetet e planifikuara te Rotary Club Prishtina për vitin 2012 do te jene te përqendruara ne tri fusha: shëndetësi, mjedis dhe art e kulturë!

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)