27 Prill 2024

Rotarianët kosovarë në takimin e “Rotary Internacional”

Prishtinë, 8 dhjetor - Prej 1 deri më 5 dhjetor, në Sofje të Bullgarisë u mbajt një takim mes rotarianeve nga e gjithe bota.

Gjate ketyre pesë diteve u mbajten disa trajnime dhe seminare, ku Rotarian nga shume vende i shprehen pikepamjet e tyre dhe diskutuan per sfidat që po përballet njerzimi.

Kosova mori pjesë me katër Rotarian nga dy klube: Rotary Club Prishtina dhe Rotary Club Peja.

Në këto takime u diskutua për shumë çështje me rëndësi dhe për angazhimet e rotarianëve në botë në shumë fusha siç është: Analfabetizmi, menaxhimi i ujrave, shëndeti dhe uria, shërbimet ndaj të rinjëve, etj.

Banerjee, President i ardhshëm i “Rotary International”, i cili e merr detyrën nga 1  korriku 2011, gjatë fjalimit të tij në konferencë tha se “Rotari duhet të bëhet organizate e preferuar për gjeneratat që po vijne që të bashkohen dhe të marrin pjesë, që ta bëjme botën një vend me të sigurtë dhe më të mirë për të jetuar”.

Kurse Sanuek F. Wori, drejtor i Rotary International per kete vit duke folur per misionin me te madh qe Rotary International e ka ndermarre tha: “me punen e madhe ne luften kunder Polios, rotarianet kane arritur t’ua kthejne buzeqeshjen shume femijeve ne bote, por ende nuk mund te festojme per kete gje. Edhe pse e kemi luftuar fuqishem Polion, ajo ka shperthy prap ne disa vende kohen e fundit, dhe ne duhet te shikojme se cka mund te bejme me ndryshe, qe ta zhdukim plotesisht ate”.

Nga pjesemarresit kosovar, Ardian Hoxha, nga Rotary Club Prishtina tha se keto takime jane shume te rendesishme per Rotary-n ne Kosove dhe per avancimin e vendit tone ne bote duke marr parasysh fuqine qe ka Rotary International.

 “Ne jemi nje vend qe ka fillu veprimtarine e vet rotariane para vetem 5 vitesh, dhe shume shpejt kemi arrite qe te jemi nje anetare te rendesishem te ketij komuniteti. Kur rotarianet ne gjithe boten po plaken, Kosova eshte nje shembell i mire, se si mund te rinohet ajo, dhe sugjerimet tona u moren mjaft seriozisht nga rotarianet ketu”, tha Hoxha.

Kurse Ekrem Tahiri, poashtu Rotarian nga Rotary Club Prishtina tha se prezantimi i Kosoves ne kete ngjarje, ishte shume i mire dhe shume domethenes.

“Qe flamuri i Kosoves te jete i pranishem ne mesin e klubeve te shteteve pjesemarrese ne keto takime, ishte mjaft e rendeishme per ne. Kemi pase disa takime shume te rendesishme me shume Rotarian dhe jemi shume konfident, se Rotaria Kosovare do te zere nje vend shume te rendesishem ne Rotary International” tha Tahiri.

Ne kete ngjarje, moren pjese Rotarian nga e gjithe bota dhe udheheqesit me te larte te Rotary International.

Te dhena per Rotary-n:

Rotary International është klubi i pare ne bote (1905) i shoqërisë së shërbimit, me më shumë se 1.2 milionë anëtarë në 33.000 klube në mbarë botën. Anëtarët e Rotary klubit, jane lider ne biznese dhe profesione, janë vullnetarë që punojnë në nivel lokal, rajonal, dhe ndërkombëtar për të luftuar urinë, përmirësimin e shëndetit dhe higjienën publike, ofrojë arsim dhe trajnim për punë, promovojnë paqen, dhe çrrënjosjen e Polios nën moton "Sherbe te tjereve para vetvetes".

Kosova është pranuar në Rotary International më 4 nëntor, 2005, Kosovarët u bënë pjesë e familjes së madhe Rotariane dhe jane te barabartë me pjesën tjetër të botës dhe tani ne Kosove jane rreth 250 Rotariane.

Rotatianet Kosovar janë duke promovuar vlerat dhe zbatimin e shëndetit, analfabetizmit, mjedisit, ujit, programeve ambasadoriale dhe te shkëmbimit mes studentëve, projekteve të varfërisë, dhe te tjera.

Rotarianet Kosovare e mbështetin edhe projektin Polio Plus dhe kanë bashkëpunim të mire me Klubet Rotariane në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën.

Ne Kosove jane nëntë klube rotariane: Rotary Club Peja, Rotary Club Prishtina, Rotary Club Gjakova, Rotary Club Prizreni, Rotary Club Ferizaj, Rotary Club Mitrovica, Rotary Club Pristina International, Rotary Club Prishtina-Dardania, dhe Rotary Club Gjilani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)