02 Maj 2024

Ritualet e nusërisë në pullë postare

Prishtinë, 18 qershor - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin më të ri të pullave postare titulluar “Ritualet e nusërisë”.

Përmes pullës postare dhe Zarfit të Ditës së Parë prezantohet një segment nga tradita e begatshme e Republikës së Kosovës.

Pulla postare prezanton largimin e vajzës nga kulla e prindërve gjatë ceremonisë së martesës.

Pozita e krusur e nuses nënkupton nënshtrimin ndaj zakoneve dhe adeteve të familjes së re, respektivisht familjes së burrit.

Shamia e kuqe, me të cilën mbulohej fytyra simbolizon përpjekjen e mbrojtjes së nuses nga “Syri i keq” për shkak të bukurisë së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e shamisë, identifikon, në radhë të parë, dëshirën që nusja të jetë me shëndet të mirë.

Ky emision përbëhet prej një pulle postare me vlerë nominale €1 si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërkohë që do të jetë në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët që nga 18.06.2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)