27 Prill 2024

Rindërtimi i shtëpive shtrihet në të gjitha pjesët e veriut

Mitrovicë, 6 maj - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtorët komunalë Rasim Veseli e Mehdi Bala si dhe nga banorët e Kroit të Vitakut, ka vizituar pjesën e epërme të kësaj lagjeje, ku ende nuk ka nisur rindërtimi i shtëpive.

Ai këmbë ka qarkulluar gjithë lagjen deri në afërsi të Kodrës së Minatorëve, në një drejtim ku gjenden shtëpitë e djegura.

Kryetari Kastrati, ka vlerësuar lartë sjelljen e banorëve të veriut, të cilët përkundër problemeve gjatë këtyre viteve janë treguar të durueshëm dhe shumë të përgjegjshëm.

“Sfidat e tyre kanë qenë të mëdha, por bashkërisht do të punojmë që gjendja të përmirësohet dhe në radhë të parë të krijohen kushtet për rindërtimin e shtëpive të tyre”.

Ai ka zhvilluar edhe një takim paraprakisht në një shtëpi të re të rindërtuar në Kroin e Vitakut me banorët e atjeshëm.

Atyre kryetari ua ka sqaruar se rindërtimi do të vazhdoj në gjithë veriun, përderisa sivjet procesi është duke shkuar më ngadalë për shkak të vonesave që janë shkaktuar në miratimin e buxhetit të Kosovës.

Tha se Komuna ka planifikuar një fond për rindërtim, mirëpo mjetet komunale nuk premtojnë shumë prandaj pritet ndihmë për Qeverisë.

“Për çdo vit kemi ndarë mjete për rindërtim, mirëpo ndihma kryesore është dhënë prej qeverisë në këtë drejtim”.

Në anën tjetër, drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, ua sqaroi banorëve se janë pesë kontrata të nënshkruara me firma të ndryshme për rindërtimin e rreth 50 shtëpive.

“Ne presim që qeveria të na mbështes dhe të vazhdohet edhe me shtëpitë tjera”.

Ai theksoi se deri me tani në gjithë veriun, duke përfshirë Kroin e Vitakut, Lagjen e Doktorëve, 7 Shtatorin, Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve janë rindërtuar dhe janë në proces më shumë se 100 shtëpi.

“Është bërë shumë gjatë viteve të fundit, por nevoja mbetet e madhe që të vazhdohet me intensitet të shtuar, meqë shumë qytetarë të veriut janë duke jetuar në kushte të rënda”.

Pikërisht intensifikimin e punëve e kërkuan edhe banorët e Kroit të Vitakut.

Ata thanë se ka shumë banorë të kësaj lagjeje që jetojnë me qira në jug të qytetit dhe përballen me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale. ata shtruan nevojën edhe për kompensimin e qirasë për ta.           


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)