16 Maj 2024

Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës do të jet graduale

Frankfurt, 10 gusht - Eurozona nuk do ta kapërcejë këtë rënie ekonomike lehtësisht dhe shpejt, thuhej në parashikimet e bëra publike nga Banka Qendrore Evropiane.

\"Duke parë një tablo më të gjerë, përtej tremave afatshkurtër, Këshilli Drejtues pret që ekonomia e rajonit të euros të rimëkëmbet gradualisht hap pas hapi, me një rritje ekonomike që do të ketë varësi nga një numër i ndryshëm faktorësh në momente të ndryshme të saj\", theksonte BQE, në buletinin mujor pas takimit të javësh së kaluar që pati këshilli drejtues.

\"Në veçanti, tensionet në disa tregje të veçanta të borxheve në eurozonë dhe impakti i tyre në kushtet e financimeve, procesi i balancimit dhe rregullimit në sektorët financiarë dhe jo-financiarë dhe papunësia në një nivel të lartë pritet të kenë një peshë në momentumin aktual të rritjes ekonomike, që po ashtu ajo ndikohet edhe nga ngadalësimi i përgjithshëm dhe i vazhdueshëm global. Rreziqet që rrethojnë talbonë e përgjithshme ekonomike të eurozonës vazhdojnë të kenë peshën kryesore\", theksonte banka.

BQE-ja deklaroi se rritja e GDP-së së eurozonës kishte mbetur e pandryshuar tremujorin e parë të vitit 2012 pas rënies 0.3 për qind gjatë tre muajve të fundit të 2011-ës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)