17 Maj 2024

Rikthehet shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri

Tiranë, 10 nëntor - Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.4 për qind gjatë tetorit në krahasim me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte 3 për qind.

Ndryshimi i tendencës ishte i pritshëm, për shkak të mbarimit të sezonit të prodhimit bujqësor vendas dhe afrimit të dimrit.

Ndërkohë, qeveria duket e ndihmoi rritjen e çmimeve, duke i rritur tarifat e studimit në universitete me 3.4 për qind, sipas INSTAT-it. Nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 0.8 për qind si pasojë e një takse të re të vendosur nga qeveria.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 6.9 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të specave me 31.0 për qind, patëllxhanëve me 29.9 për qind, domateve me 21.5 për qind, bishtajave me 18.8 për qind, kastravecëve me 7.7 për qind etj.

Indeksi i nëngrupit “fruta” shënoi një rritje prej 0.7 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të portokajve me 8.5 për qind, rrushit me 6.9 për qind, dardhës me 1.2 për qind etj.

Çmimet e disa frutave të tjera shënuan ulje gjatë këtij muaji, ku mund të përmendim uljet e çmimeve të kivit me 11.8 për qind, limonit me 8.2 për qind, mollëve me 6.7 për qind etj.

Gjatë muajit tetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin “qumësht, djathë e vezë” 1.0 për qind, “sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.2, “vajra dhe yndyra” me 0.1 për qind etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)