18 Prill 2024

Revista "Financ": Rusia ka 77 miliarderë

Moskë, 12 shkurt - Rusia ende nuk e ka tejkaluar krizën ekonomike, por edhe krahas kësaj kapitali i përgjithshëm i dhjetë miliarderëve të parë në vend, pothuajse është rritur në 139,3 miliardë dollarë nga 75,9 miliardë të vitit të kaluar, thekson revista ruse "Financ".

Revista thekson se pasuria e dhjetë banorëve më të pasur të Rusisë ende nuk ka arritur nivelin e para krizës nga 221 miliardë dollarë.

Numri i miliarderëve në Rusi vitin e kaluar është rritur nga 50 për qind në 77, derisa një vit më parë në vend kishte 49 persona me pasuri prej mbi një miliardë dollarë. Për dallim nga kjo në vitin 2007 kishte madje 101 miliarderë. 


Edhe pse nuk jepen detaje të personit i cili është në pozicionin e parë gazeta thekson se mes tre rusëve më të pasur është edhe guvernatori i mëparshëm i Çukotkas, Roman Abramoviç në Evropë i njohur si pronari i klubit futbollistik "Çelzi".


Vitin e kaluar rusi më i pasur ishte shpallur pronari i kompanisë "Oneksin" Mihail Prohorov, me pasuri prej 14,1 miliardë dollarë, ndërsa Abramoviç me kapital prej 13,9 miliardë ishte në vendin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)