04 Maj 2024

Remitencat janë burimi më i madh i financimit për Kosovën

Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Bankën Botërore prezantuan raportin me temë “Migracioni dhe Zhvillimi Ekonomik në Republikën e Kosovës”.

Një prej këndvështrimeve të këtij raporti është edhe roli i mërgimit në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Migrimi ndërkombëtar në Kosovë është një nga më të lartit. Sot, cdo e katërta familje ka një anëtar të familjes që jeton jashtë vendit.

Përvec kësaj, remitencat janë burimi më i madh i financimit për Kosovën. Duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Banka Botërore prezantoi raportin “Migracioni dhe Zhvillimi Ekonomik në Republikën e Kosovës”.

Objektivat e këtij studimi paraqesin rëndësinë e mërgatës dhe remitencave për Kosovën dhe gjithashtu paraqet praktikën e politikave të testuara në shtetet e tjera, të cilat mund të jenë të rëndësishme dhe të dobishme për Kosovën.

Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, oeganizata jo qeveritare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në emër të Ministrisë së Diasporës, të pranishmëve iu drejtua zv. ministri Qerim Bajrami, i cili theksoi rëndësinë e raportit që përcakton në mënyrë precize rolin e mërgatës në zhvillimin e ekonomik.

“Është e rëndësishme se një konferencë e tillë për herë të parë organizohet në këtë nivel, në bashkëpunim me njërën prej institucioneve më të rëndisishme sic është Banka Botërore. Ministria e Diasporës do të angazhohet që përmes politikave të saj të krijojë kushte sa më të volitshme që bashkëkombësit tanë të investojnë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre. Kjo ministri do të krijoj kushte që të mos cenohen të drejtat e pronës së shqiptarëve që jetojnë në diasporë."

"Përmes projekteve konkrete, do të angazhohemi maksimalisht, sidomos në ndalimin e asimilimit të mërgimtarëve tanë. Do t’i përkushtohemi përmirësimit të kushteve të jetesës dhe statusit të të gjithë bashkëkombësve tanë që jetojnë në diasporë, si dhe një varg angazhimesh të tjera të shumta, të cilat do t’i relizojmë së bashku me të gjitha institucionet relevante”, tha mes të tjerash zv. ministri Bajrami.

Të pranishmëve në emër të Bankës Botërore iu drejtua Borko Handjiski, ekspert i fushës së ekonomisë, i cili prezantoi edhe studimet e këtij raporti me c’rast u vu në pah se mërgimtarët kosovarë janë të koncenturar në së shumti në tri shtete, Gjermani, Zvicër dhe Itali, ndërsa rreth 80% e tyre migrojnë nga zonat rurale. «Sa i përket grupmoshave të cilat migrojnë, nëse në fund të viteve të 90 – ta dominonin kryesisht moshat e reja 15 – 20 vjec, në dekadën e fundit ky prag është ngritur nga 25 deri në 30 vjec. Arsye kryesore e migrimit vazhdon të jetë papunësia dhe nëse kjo cështje nuk zgjidhet, atëherë asgjë nuk do të mund t’i ndalë kosovarët të migrojnë », tha eksperti Handjiski.

Më tej ai shtoi se në kushte të kapitalit njerëzor, deri më tani lloji i migrimit të cilin e ka përjetuar Kosova nuk mund të konsiderohet si ikje e personave me kualifikime të larta sepse 92 % e migruesve nuk e kanë pasur të mbaruar më shumë se sa shkollimin e mesëm. Megjithatë duke pasur parasysh numrin shumë të lartë të papunësisë tek të rinjtë (15 – 24 vjec), të cilat janë edhe më të larta për të rinjtë më të aftë, në të ardhmen ikja e kapacitetit dhe potencialit me aftësi dhe kualifikime të larta pritet që të jetë një prej sfidave kryesore.

Gjithashtu, Handjiski theksoi se objektivi i parë i politikave të Qeverisë duhet të jetë informimi i qytetarëve të cilët migrojnë, respektivisht ngritja e vetëdijës në raport me mundësitë dhe rreziqet e migrimit . Ata duhet të njoftohen me kushtet e jetesës dhe sociale për vendet që kanë tendencë të migrojnë, tha ai.

Ndërsa, Jorge Baca Vaughan, udhëheqës i IOM (International Organization for Migration), tha se ndonëse ka qenë i konsiderueshëm numri i mërgimtarëve të kthyer, kanë munguar politikat të cilat do tua lehtësonin atyre integrimin në vend dhe si rezultat i kësaj, të kthyerit prapë janë orientuar drejt mërgimit qoftë edhe në mënyrë ilegale, në një shtet tjetër.

«Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës përmes politikave të saj për  t’i bindur bankat investitore, vecanërisht Fondin Ndërkombëtar të Garancisë që të investojnë në Kosovë, pasi që Kosova ka një klimë shumë të përshtatshme për investime, të cilat herët a vonë do t’iu kthehen si kapital. Cfarë mund të bëni në Zvicër ose Suedi ta zëmë me 50.000 euro, ku standardi i jetesës është shumë i lartë, ndërsa llogarisni se cfarë mund të bëni në Kosovë me këtë shumë nëse do të investoni », tha ai.

Në fund, ai shtoi se Qeveria duhet të ketë vizion të qartë që ta ndërlidhë migracionin me zhvillimin ekonomik dhe procesi i fundit i duhet të jetë kthimi i mërgimtarëve sidomos kur dihet fakti se në fund secili mërgimtar kthehet në vendin e origjinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)