27 Prill 2024

Remitancat me rëndësi të madhe për ekonominë serbe

Beograd, 8 korrik - Pjesëtarët e diasporës serbe deri te farefisi dhe miqtë e tyre në atdhe kanë dërguar rreth pesë miliardë dollarë, që është me rëndësi të madhe për ruajtjen e standardit jetësor.

“Në bazë të simboleve revizore nga diaspora, në shtet hyjnë rreth pesë miliardë dollarë, që ndoshta është vendimtare për stabilitetin makroekonomik të shtetit, por edhe për ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve”, deklaroi ministri serb i Diasporës, Sërgjan Sreqkoviq.

Ai premtoi se së shpejti do të lehtësohen procedurat e komplikuara burokratike, të cilat i kthejnë mërgimtarët serbë për të investuar në shtetin amë.

Përkundër kësaj, pjesëtarët e diasporës deri tani në Serbi kanë investuar rreth 550 milionë dollarë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, prej të cilave janë krijuar rreth 25.000 vende të punës, shprehet Sreqkoviqi.

Sipas tij, potenciali është dukshëm më i madh dhe shteti do të bëjë çmos që të arrihet përparim në këtë fushë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)