27 Prill 2024

Regjistrimi i popullsisë në veri të vendit mbetet sfidë

Prishtinë, 5 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me shefin e operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (KE), Kjartan Bjornson dhe me përfaqësuesin UNOPS-it, Peter Bach.

Në këtë takim, u bisedua për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe për aktivitetet që janë duke u zhvilluar për fillimin e punëve për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

Më këtë rast u tha së pas shpalljes së fituesit të tenderit për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë nga Komisioni Evropian, punët duhet të fillojnë sa më parë.

Ndërsa lidhur me regjistrimin e popullsisë, u tha së afati ligjor, 30 qershori, duhet të respektohet për publikimin e rezultateve preliminare, rezultate të cilat duhet të kenë aprovimin e EUROSTAT-it.

Në takim u tha së regjistrimi i popullsisë në veri të vendit mbetët sfidë, për çka ministri Kuçi tha së KE-ja dhe UNOPS-i, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha, që procesi i regjistrimit të përfundojë në mënyrë më të favorshme.

“Ne jemi partner bashkë me ju, por në një moment duhet të veprojmë. Ne kemi bërë shumë kompromise me veriun dhe në këtë rast, kur t’i publikojmë rezultatet, duhet të përfshihet tërë territori i Kosovës”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa përfaqësuesit e KE-së dhe UNOPS-it, shprehen bindjen e tyre së procesi i regjistrimit do të mbyllët në mënyrën më të mirë dhe rezultatet do të jenë të pranuara për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)