28 Prill 2024

Reciprociteti e forcoi ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 2 shtator - Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Kosovës, Besim Beqaj ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë ka qenë vendim i domosdoshëm për ekonominë e Kosovës.

Strategjia e zhvillimit ekonomik, marrja e obligimeve për rritje ekonomike, për reduktim të punësimit, për fuqizim të sektorit privat, për fuqizim të sektorit të bujqësisë, për rritje të subvencioneve, për investim dhe hulumtim në zhvillim të produkteve, për rritje të konkurrentshmërisë, për eliminim të kontrabandimit dhe reduktim të ekonomisë formale janë konsideruar lajme të mira nga ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Kosovës, Besim Beqaj që,sipas tij, duhet t’u dërgohen qytetarëve se shteti i tyre është duke punuar për të krijuar një ambient më të mirë, i cili do t’u mundësojë atyre që të ndihen mirë në Republikën e Kosovës.
Beqaj në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë ka qenë vendim i domosdoshëm për ekonominë e Kosovës.

“Kemi rritje të prodhimit e numrit të punësuarve. Kemi riorientim të ekonomisë sonë drejt furnizimeve nga tregjet e tjera. Kemi eliminim të kontrabandimit dhe krimit të organizuar në aspektin ekonomik”, ka thënë Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se kontrabandimi dhe krimi i organizuar kanë dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë rëndë konkurrentshmerinë e ndërmarrjeve tona përbrenda territorit të Republikës së Kosovës. “Ky lloj kontrabandimi ka qenë konkurrent i keq i ekonomisë sonë. Realisht e ka dëmtuar rëndë procesin e punësimit, procesin e zhvillimit ekonomik te ekonomia private”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij vendimi për reciprocitet, vendimi për vendosjen e rendit dhe ligjit brenda territorit të Republikës së Kosovës ka qenë i domosdoshëm për ekonominë e Kosovës. Në këtë kontekst, ne u jemi shumë falënderues qytetarëve, të cilët kanë qenë mjaft të përmbajtur, për arsye se i kanë besuar vendimit të Qeverisë së Kosovës.

\"Pra, e kemi pasur edhe përkrahjen e tyre në këtë aspekt, efektet që i kemi parë gjatë këtyre ditëve janë pozitive. Kemi rritje të prodhimit, rritje të numrit të të punësuarve, riorientim të ekonomisë sonë drejt furnizimeve nga tregjet e tjera, eliminim të kontrabandimit dhe krimit të organizuar në aspektin ekonomik. Kontrabandimi dhe krimi i organizuar kanë dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë rëndë konkurrentshmerinë e ndërmarrjeve tona përbrenda territorit të Republikës së Kosovës, sepse nuk kanë kaluar nëpër procedura të rregullta. Ky lloj kontrabandimi ka qenë konkurrent i keq i ekonomisë sonë. Realisht e ka dëmtuar rëndë procesin e punësimit, procesin e zhvillimit ekonomik te ekonomia private\", ka theksuar ai.


Beqaj ka bërë të ditur se Ministria e Zhvillimit Ekonomik këto ditë ka arritur aprovimin e dy ligjeve dhe procedimin e ligjit të tretë, që pritet të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës, i cili pritet t’ia kthejë dinjitetin ekonomisë së Kosovës dhe qytetarëve, në mënyrë që t’i heqim nga barra legjislative rregulloret e UNMIK-ut, të cilat kanë qenë cunguse për zhvillimin e ndërmarrjeve të caktuara. Kemi qenë jashtëzakonisht aktivë në diskutimin me ndërmarrjet publike.
 
\"Si ministri jemi duke realizuar gjendjen e shërbimeve të ndërmarrjeve publike që u ofrojnë qytetarëve dhe këtu jemi të pakompromis. Këto rezultate po shihen, qoftë në furnizim të energjisë elektrike. Pavarësisht problemeve të prodhimit të energjisë, kemi furnizim kualitativ për qytetarët e vendit. Ky është një lajm i mirë se kemi bashkëpunim të ndërsjellë. Procesi në transformimin e energjisë është duke shkuar konform planeve. Gjithsesi se duhet punë edhe më e madhe për të ofruar shërbime më të mira. Njëkohësisht jemi të përgatitur për ta proceduar edhe më ndërtimin e Termoelektranës Kosova e Re, që pritet t’i japë një impuls krejt tjetër ekonomisë së Kosovës\", ka pohuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)