02 Maj 2024

Recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse

Washington, 18 qershor - Një recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse si për vendet e varfra ashtu edhe për ato të pasura.

Steve Price-Thomas i Organizatës Oxfam tha se është shumë e rëndësishme për udhëheqësit e Grupit G-20 që të angazhohen për rritjen ekonomike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara.

“Që nga viti 2009, ata vazhdimisht kanë premtuar të krijojnë një rritje të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar.Por ata kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij angazhimi”.

Ai tha se për vendet në zhvillim kjo do të thotë pengesa për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Vendet e varfra kanë arritur në maksimumin e aftësive të tyre financare për të mbrojtur vetveten kundër krizës globale që është shkaktuar nga bota e pasur”.

Drejtori i strategjisë së organizatës Oxfam tha se ndikimet e krizës ekonomike janë të qarta.

Ai tha se qarkullimi i kapitalit në vendet në zhvilim ra pothuajse 140 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërsa ndihmat nga dhuruesit kryesor ranë për herë të parë në 14 vjet në pak mbi 3 miliard dollarë.. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)