28 Prill 2024

Reagime për uljen e klasifikimit të kredisë në SHBA

New York, 6 gusht - Vendet në mbarë botën po përpiqen të vlerësojnë ndikimin që ulja e klasifikimit të kredisë amerikane do të ketë në ekonominë globale.

Kina publikoi një paralajmërim të hidhur ndaj Shteteve të Bashkuara sot, duke kritikuar problemin e borxhit amerikan, dhe duke shtuar se Uashingtoni duhet ta kuptojë se nuk mund të marrë më hua për të zgjidhur problemet e tij ekonomike.

Japonia, kreditori i dytë më i madh i Shteteve të Bashkuara, tha sot se ulja e klasifikimit nuk do të ndikojë përqasjen e Tokios për të investuar në borxhin amerikan. Korea e Jugut do të diskutojë çështjen në një takim nesër me zyrtarë të bankës qëndrore, por së bashku me Australinë bëri thirrje për maturi.

India një nga ekonomitë më të mëdha me rritje të shpejtë e quajti uljen e klasifikimit një situatë të nderë. Rusia tha sot se do të mbajë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara duke thënë se nuk ka ndonjë dallim të madh mes nivelit AAA dhe AA+

Në një intervistë sot, ministri francez i Financave Francois Braoin shprehu gjithashtu mbështetje për Shtetet e Bashkuara duke thënë se Franca ka besim në aftësinë e Uashingtonit për të ndrequr ekonominë. Por Evropa po përpiqet gjithashtu të konfrontojë problemet e saj ekonomike me Italinë dhe Spanjën që përballen me probleme në rritje të borxhit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)