17 Maj 2024

Rashiq: Projektligji për Skemat Pensionale i gatshëm teknikisht

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, ka pritur sot në kabinetin e tij Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën Samuel Zhbogar.

Gjatë këtij takimi ministri Rashiq ka njoftuar mysafirin e tij rreth disa çështjeve dhe dikastereve të ndryshme, fushëveprimi i të cilave ndërlidhet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri Rashiq në vazhdim ka informuar Zhbogar rreth Projektligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ku ka përmendur se ky projektligj tanimë është i gatshëm teknikisht, në të cilën janë bërë të gjitha konsultimet përfundimtare me faktorët ndërkombëtar dhe ndërhyrjet e mundshme që kanë qenë kërkesë e pensionistëve.

Ky projektligj tashmë është proceduar në qeveri dhe shpejt do të paraqitet në kuvend për miratim.

Ndërkaq në cilësinë e të dërguarit special të BE-së në Kosovë, Zhbogar ka deklaruar se detyra e Unionit Evropian është t’i ndihmohet Kosovës dhe të ketë një të ardhme me perspektiv evropiane duke i përmbushur kështu të gjitha kriteret demokratike të nevojshme për procesin e integrimeve evropiane.

Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësinë e projekteve të ndryshme të cilat në fokus kanë përmbledhjen e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të krijimit të një strategjie të zhvillimit për komunitetet jo shumicë.

Ministri Rashiq në fund ka falënderuar Zhbogar për mbështetjen që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovës duke kontribuar kështu në paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)