05 Maj 2024

Rashiq: do bëjë ç’është e mundur në mbrojtjen e punëtorëve

Prishtinë, 6 qershor -  Sot, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka pritur në një takim përfaqësuesit e dy sindikatave të PTK-së ku janë diskutuar çështjet e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje dhe mbrojtja e interesit të të punësuarve në PTK.

Sindikalistët e PTK-së, fillimisht kanë kërkuar nga ministri Rashiq që të shfrytëzoj autoritetin e tij dhe të ndikoj pozitivisht në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në PTK dhe atë që për të gjithë të punësuarit në këtë sektor të filloj lëshuarja dhe nënshkrimi i kontratave të reja të punës, që del si obligim i çdo punëdhënësi konform Ligjit të punës, që të nënshkruhet Kontrata Kolektive në PTK para se PTK të privatizohet dhe që dy përfaqësues të këtyre sindikatave të jenë pjesë e Komisionit për Privatizimin e PTK.
 
Nga ana e tij ministri Rashiq është shprehur se MPMS, sikur edhe deri më tani, do të bëjë ç’është e mundur në mbrojtjen e interesit të të punësuarve dhe të gjithë qytetarëve duke u nisur gjithnjë nga legjislacioni ekzistues, që rregullon çështje të caktuara të punës, punësimit, mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve e çështje tjera që janë përgjegjësi e MPMS.
 
Për përfaqësimin e sindikalistëve të PTK-së, si vëzhgues në Komisionin për Privatizimin e PTK, ministri Rashiq tha se menjëherë do ta paraqesë si kërkesë akute, kurse sa i përket Kontratës Kolektive në PTK dhe kontratave të reja të punës, sindikalistët, sipas ministrit, do të informohen sa më shpejtë që do të jetë e  mundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)