30 Prill 2024

Raiffeisen synon të jetë banka kryesore në tregun e Kosovës

Prishtinë, 1 mars - Pavarësisht krizës globale që ka mbretëruar në vitet e fundit në vende të ndryshme, Raiffeisen Banka ka treguar perfomancë të mirë në biznesin e saj në Kosovë. Vitin e kaluar Raiffeisen Banka ka shtuar numrin e kredive.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, drejtori i Raiffeisen Bankës, Robert Wright, ka theksuar se banka, sikur në vitet e kaluara, edhe këtë vit do ta ketë objektivin kryesor që të jetë banka kryesore në tregun e Kosovës dhe të jetë një bankë universale, e cila iu ofron produkte bankare të gjithë klientëve në Kosovë.

Ai ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që të ofrojë kushte dhe oferta të mira për agrobiznesin, do të kontribuojë në projekte të ndryshme kulturore dhe sportive si dhe në projektet sociale, që do të ndikonin në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Deri në fund të shtatorit 2010 Raifeisen ka pasur profit mbi 8 milionë euro.

"Objektivi ynë kryesor është të jemi banka kryesore në tregun e Kosovës dhe të jemi bankë universale, e cila iu ofron produkte dhe shërbime bankare të gjithë klientëve në Kosovë", ka thënë Wright.

Në fund të vitit të kaluar Raiffeisen Banka sipas tij ka ulur normat e interesit për kreditë hipotekare dhe kreditë për renovim për 2 për qind.

Kreditë hipotekare, të cilat më parë ishin ofruar me normë interesi prej 11-përqindësh, po u ofrohen klientëve me normë interesi prej 9-përqindësh.

Wright ka theksuar se kjo ulje ka ardhur si rezultat i analizimit të kushteve të tregut bankar, përfshirë këtu edhe interesimin e madh të klientëve për t’i shfrytëzuar këto dy produkte.

Përveç ofrimit të shërbimeve dhe produkteve bankare, Raiffeisen Bankë në Kosovë është e përkushtuar të kontribuojë edhe në përkrahjen e projekteve të ndryshme të komunitetit në rajonin ku vepron si pjesë e përgjegjësisë së saj sociale.

 Raiffeisen Bankë sponsoron dhe ofron donacione për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, sportit, mirëqenies sociale si dhe projekte të tjera.

Njëra ndër projektet kryesore është Federata e Futbollit të Kosovës, projekt ky të cilin banka e ndihmon që nga 2008-a.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)