03 Maj 2024

Raiffeisen ndan 190,000 Euro ndihmë për Afrikën Lindore

Vjenë, 12 tetor 2011 - Walter Rothensteiner, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank International AG (RBI) ia kanë dorëzuar Kryqit të Kuq Austriak një çek në shumë prej 190,000 Euro si donacion për të përkrahur aktivitetet humanitare në jug të Somalisë.

\"Ne i falenderojmë të gjithë punonjësit e kompanisë sonë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre për të ndihmuar banorët e Afrikës Lindore” thanë Walter Rothensteiner dhe Herbert Stepic.

Shuma e dhënë si donacion është mbledhur nga punonjësit e RZB dhe RBI, duke përfshirë edhe punonjësit e Raiffeisen Bank në Kosovë.

Më pas, kompania e ka dyfishuar shumën e mbledhur nga punonjësit. Fushata për donacion është organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Austriak.

Afrika Lindore është duke kaluar nëpër vështirësi të mëdha pas thatësirës që e ka goditur këtë rajon gjatë muajve të fundit.

Përafërsisht 3.7 milionë njerëz në Somali janë duke përjetuar krizën më të madhe natyrore në vitet e fundit.

Sipas World Food Programme, rreth 10 milionë kanë nevojë për ndihmë humanitare në Afrikën Lindore.

Donacioni i dhënë nga RZB dhe RBI do të përkrahë projektin humanitar në jug të Somalisë përmes së cilit ndihmohen pjesa më e rrezikuar e shoqërisë (gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit) me ushqim dhe medikamente

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)