05 Maj 2024

Raiffeisen Bank instalon bankomatin e 100-të

Prishtinë, 6 qershor - Raiffeisen Bank në Kosovë e ka zgjeruar më tutje rrjetin e bankomatëve në Kosovë duke e instaluar bankomatin e 100të në qytetin e Prizrenit.

Zgjerimi i rrjetit të bankomatëve është një përgjigjje ndaj kërkesës së klientëve për shpejtësi dhe komoditet.

Ky rrjet do t’ju mundësojë klientëve të bankës të kenë qasje në paratë e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë javë. Por funksioni i rrjetit të bankomatëve nuk është i kufizuar vetëm në tërheqjen e parave të gatshme.

Ky rrjet ju ofron klientëve mundësi të shtypin bilancin total të gjendjes, bilancin e gjendjes që përfshin pesë transaksionet e fundit dhe ndryshimin e PIN (fjalës së fshehtë) të kartelës së tyre.

“Gjatë viteve të fundit, Raiffeisen Bank ka investuar shumë në rrjetin e saj të distribuimit me qëllim që të jetë sa më afër klientëve dhe t’ju ofrojë atyre shërbimet përkatëse dhe moderne që ata i presin nga ne” tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë.

“Duke pasur një rrjet prej 100 bankomatëve do të na ndihmojë po ashtu të zgjerojmë konceptin e shfrytëzimit të shërbimeve bankare 24/7 në të gjitha vendet në Kosovë”.

Përveç rrjetit të bankomatëve, rrjeti i distribuimit të Raiffeisen Bank në Kosovë përfshin 50 degë dhe nëndegë në gjithë Kosovën, qendrën telefonike Raiffeisen Direct, agjentët e shitjes, dhe shërbimin Banka në Rrota.


Përmes punonjësve profesionalë dhe të trajnuar në fushat përkatëse, Banka ju ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për të gjitha kategoritë e klientëve, biznese dhe individë.

Në muajt e fundit, Banka ka qenë e fokusuar posaqërisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të produkteve dhe shërbimeve për individë dhe mikrobiznese, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së sektorit të bujqësisë me qëllim rritjen e konsiderueshme të portfolios së kredive në këtë sektor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)