16 Maj 2024

Raiffeisen Bank dyfishon profitin dhe rrit kapitalin

Vjenë, 24 maj - Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka arritur profit të konsoliduar prej 541 milionë Euro në tremujorin e parë të vitit 2012. Kjo paraqet një rritje prej 100.4 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar (Q1 2011: 270 milionë Euro).

Profiti para tatimit i RBI ka shënuar rritje për 69.1 për qind në 685 milionë Euro (Q1 2011:  405 milionë Euro) ndërsa profiti pas tatimit është rritur për 87.9 për qind në 574 milionë Euro (Q1 2011: 305 milionë Euro).

Të hyrat për aksione janë rritur për 1.13 Euro në tremujorin e parë të 2011, nga 1.39 Euro to 2.52 Euro. 

Të hyrat gjithëpërfshirëse të RBI kanë shënuar një trend pozitiv pa marrë parasysh një rënie të ulët të të hyrave operative. Të hyrat gjithëpërfshirëse kanë arritur në 1,295 milionë Euro në tremujorin e parë të vitit 2012 (Q1 2011: 1,341 milionë Euro).

Në njërën anë, kjo ishte rezultat i një provizionimi neto dukshëm më të ulët për mbulimin e kredive me probleme, i cili  ka shënuar ulje për 26.5 për qind në 153 milionë Euro (Q1 2011: 208 milionë Euro), si dhe rezultat i zhvillimeve positive në treg.

Kështu, Provizionimi neto për humbjet nga kreditë me probleme ka shënuar rënie të mëtutjeshme në krahasim me vitin paraprak, për 27 përqind ose 55 millionë Euro në 153 milionë Euro, meqenëse situata është përmirësuar në disa shtete të caktuara dhe në segmentet e korporatave të Grupit.

Në Ukrainë, provizionet për klientët retail në veçanti janë ulur dukshëm si rezultat i përmirësimit të kualitetit të portfolios dhe të hyrave më të larta nga mbledhja e kolateralit.

Në segmentin e korporatave të Grupit, provizionet janë ulur dukëshm në biznesin me korporata në zyrën qëndrore të Grupit.

Në segmentet tjera, provizionet po ashtu kanë shënuar një rënie të lehtë apo kanë mbetur në nivelin e njëjtë me atë të vitit të 2011.

Edhe kthimi në kapital para tatimit, që është i domosdoshëm për të bërë vlerësimin e performancës së biznesit është rritur për 9.5 pikë përqindjeje në 25.1 përqind, kryesisht si rezultat i profitit më të lartë.

Ndërsa, në shifrën prej 753 milionë Euro, shpenzimet e përgjithshme administrative kanë mbetur në nivelin e njëjtë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në kuadër të shpenzimeve administrative, shpenzimet më të larta janë shënuar në kategorinë e shpenzimeve për punonjës gjithsej 51 për qind, ku është shënuar një rritje të lehtë prej 2 milionë Euro në 381 milionë Euro.

Përderisa këto shpenzime për punonjës janë rritur në Rusi, Ukrainë dhe Austri, ato kanë shënuar rënie në Hungari, Republikën Çeke dhe Rumani.

Ndërsa, mesatarja e numrit të punonjësve është zvogëluar për 815 në 59,027 në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Zvogëlimet më të dukshme të punonjësve janë shënuar në Ukrainë (minus 326), Hungari (minus 283), Rumani (minus 232), Rusi (minus 227) dhe Kroaci (minus 113).

Ndërsa rritje të punonjësve ka pasur në Poloni (plus 120) dhe Sllovakia (plus 108). Përndryshe, deri më 31 mars 2012, RBI ka pasur 58,366 punonjës, që paraqet një zvogëlim të numrit të përgjithshëm të punonjësve prej 895 në krahasim me fund vitin 2011.  

Deri më 31 mars 2012, asetet e përgjithshme të RBI ishin 148.8 miliardë Euro, 1 përqind ose 1.8 miliardë Euro më shumë se në fund të vitit 2011. Vetëm një pjesë e vogël e rritjes është ndikuar nga efektet e valutave.

Rritja e aseteve ka rezultuar nga rritja e kredive dhe paradhënieve për klientë, dhe rezervave më të larta të keshit, ndërsa rritja e depozitave nga bankat dhe klientët ka shtyer në një rritje të detyrimeve.

Kreditë dhe paradhëniet për klientë përbëjnë 52 për qind të aseteve të përgjithshme dhe janë rritur për 1 për qind në 82.5 miliardë Euro.

Kjo rritje ka ardhur posaqërisht si rezultat i rritjes së kredive dhe paradhënieve për sektorin public në zyrën qëndrore të Grupit dhe rritjen e kreditimit në Rusi.  

Në fund të tetorit, Autoriteti Bankar Europian (EBA) ka prezantuar kërkesën për të përmbushur koeficienetin e mjaftueshëmrisë së kapitalit themeltar, i cili sipas përcaktimit të EBA, që nga 30 qershori 2011 duhet të jetë 9 përqind për bankat përkatëse në Evropë.

Në Austri, ky grup i bankave që duhet ta arrijnë këtë koeficient të mjaftueshmërisë së kapitalit themeltar përfshin edhe grupin e Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB).

Duke pasur parasysh se masat e ndërmarra deri më tani, koeficienti i mjaftueshmësisë së kapitalit të RZB Group është arritur në përputhje të plotë me planin dhe tani për tani është 9.3 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)