27 Prill 2024

Raiffeisen, 10 000 euro për zonat e përmbytura në Shqipëri

Prishtinë, 7 dhjetor - Pas situatës së krijuar nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës në Shqipëri, Bordi Drejtues i Bankës Raiffeisen në Kosovë ka vendosur që të ndihmojë banorët e këtij rajoni me një shumë prej 10,000 Euro.

Kjo shumë do të transferohet në llogarinë e hapur nga Qeveria e Shqipërisë për të ndihmuar banorët e zonës.

“Ne kemi përcjellur me vëmendje ngjarjet e fundit pas përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, repektivisht në qarkun e Shkodrës, prandaj edhe këtë vit, Banka Raiffeisen në Kosovë ka vendosur që të kontribojë sadopak për banorët e zonave të prekura,” tha Robert Wright, drejtor i përgjithshëm i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Kjo nuk është ndihma e parë të cilën Banka Raiffeisen në Kosovë e ka ofruar për banorët e Shqipërisë.

Në muajin janar të vitit 2009, Banka Raiffeisen në Kosovë kishte ndarë 10,000 Euro duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Qeverisë së Shqipërisë për të kontribuar në tejkalimin e situatës së rëndë të krijuar pas përmbytjeve në Shkodër dhe në rajonet përreth.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)