28 Prill 2024

Qytetarët e Shqipërisë po konsumojnë gjithmonë e më pak

Tiranë, 2 shkurt - Konsumi shqiptar në tërësi, po njeh rënie të tij nga dita në ditë dhe treguesit makro-ekonomikë të vendit nuk kanë më epërsinë e dikurshme të ecurisë së tyre rritëse.

Një fakt i tillë tashmë pohohet nga vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë në Raportin e Politikës Monetare për Tremujorin e katërt të vitit 2011.

I publikuar dje, Raporti citon vetë kreun e BSH-së, Ardian Fullani, të pohojë se “zhvillimet negative në kontekstin botëror, janë reflektuar në rritje të pasigurisë në ekonominë shqiptare dhe kanë ndikuar negativisht konsumin dhe investimet vendase”.

Duke shtuar se “çmimet e rritura të ushqimeve, të karburanteve dhe të produkteve të tjera bazë janë përkthyer në forcim të presioneve të huaja inflacioniste, në zgjerim të deficitit tregtar dhe potencialisht, në një reduktim të kërkesës së brendshme si pasojë e efekteve negative mbi bilancet financiare të familjeve shqiptare”.

Konkretisht, ky raport i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, vlerëson se  konsumi privat ka patur një ecuri të dobët në tremujorin e dytë të vitit 2011.

“Tregues të disponueshëm për të, sugjerojnë se ecuria e tij për tremujorët në vazhdim do të jetë e ngadaltë, e kushtëzuar nga burimet e financimit. Ndonëse në tremujorët e tretë dhe të katërt konsumatorët janë optimistë për blerjet e mëdha, gjendja e tyre financiare, situata e punësimit dhe zhvillimet ekonomike vlerësohen negativisht. Këto vlerësime, krahas prirjes së tyre për të kursyer të deklaruar në vrojtimin e besimit të konsumatorit dhe të reflektuar në rritjen e depozitave me afat dhe të zgjerimit të portofolit të bonove të thesarit, sugjerojnë se sjellja e tyre ndaj konsumit do të vazhdojë të jetë e kujdesshme”, citon raporti në fjalë.

Duke treguar përmes argumenteve ekonomikë dhe financiarë, sesi shqiptarët po tregohen gjithmonë e më “dorështrënguar” me shpenzimet e tyre të jetës së përditshme, krahasuar me muajt apo vitet e mëparshëm.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)