01 Maj 2024

Quality Kosova promovon investimet e Kosovës në Çeki

Prishtinë,  20 shtator -  “Quality Kosova” në bashkëpunim me  “Czech INVENT” , për disa ditë më radhë  qëndruan për vizitë studimore në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.

Përveç disa kryetarëve të Komunave të Kosovës  nga  delegacioni  i vendit tonë   pjesëmarrës ishin edhe  përfaqësues  të   Agjencionit  për Promovimin  e Investimeve në Kosovë, të  Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës , të  Agjencionit  për Privatizimin e Kosovës, të  Agjencionit  Regjionale për Zhvillimi si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji, gjegjësisht “Quality Kosova”.

Vizita ka qenë e organizuar në mënyrë që ti përmbushin kërkesat të cilat janë paraqitur gjatë  konferencave  në kuadër të projektit  për përmirësimi e klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë,  të organizuara nga “Czech INVENT” dhe “Quality Kosova”, së bashku me partnerët e projektit dhe të mbajtura në UBT.

Gjithashtu gjatë vizitës studimore janë vizituar parqet industrial dhe teknologjike, parku industrial në Pardubice dhe Pilsen dhe  inkubatorët e biznesit në Pardubice dhe Pragë,  u organizuan edhe  takime me zyrtarët rajonale po të këtyre qyteteve .  Po ashtu është bërë promovimi i ofertave  investive në Kosovë nga Zyrat rajonale të Kosovës dhe agjencionet si APIK, AMNVM  dhe  AKP  para invesitorve potencial çek në Oden Ndërkombëtare të Çekisë.

Ky organizim u  bë bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke “Czech INVENT”  kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Po ashtu  në kuadër  projekti për  “Përmirësimi  i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, për disa  muaj  me radhë  janë zhvilluar disa konferenca të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është   organizuar  edhe  vizita  studimore nëpër komunat e Kosovës  si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren,  Gjilan,  Novobërdë,  Shtime, etj ,   ku partnerët e projektit patën  mundësi që për së afërmi  t’i  identifikojnë  nevojat dhe  kërkesat  për përmirësimin e klimës së investimeve të  huaja.

“Pjesmarrësit në vizitën studimore janë nda shumë të kënaqur me programin që ka ofruar dhe “Quality Kosova” dhe “Czech INVENT”,  dhe shpresojmë që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, në projekte të natyrës së gjasshëm”, tha koordinatori i projektit, Lulzim Beqiri.

Pas vizitës  si  pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë  ku  do  diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës  së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe do të organizohet edhe një punëtori e cila do ti ndihmoj pjesëmarrësve në  krijimin e materialeve promovuese për rajonet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)