02 Maj 2024

Qipro kërkon ndihma financiare

Nikozia, 18 qershor - Duket se kriza në Eurozonë po e shtrin ndikimin e saj edhe në vendet e tjera të BE.

Ministrit qipriot i financave Vasos Shiarli deklaroi se Qipro ka nevojë të ngutshme për ndihma financiare ndërkombëtare.

Vitin e kaluar Qipro mori një kreqi 2,5 miliard euro nga Rusia dhe funksionarët qipriotë kanë deklaruar se do të kërkojnë përsëri kredi nga Kina ose Rusia. Nikozia zyrtare gjithashtu i është drejtuar për ndihmë fondit të stabilitetit të BE.

Vasos Shiarli deklaroi se banka e dytë më e madhe e Qipros është në prag të falimentimit dhe për evitimin e këtij falimentimi nevojiten 1,8 miliard euro.

Ky lajm e shtoi frikën për një efekt domino të krizës financiare në Eurozonë. Kriza e Eurozonës përbën për momentin kërcënimin më të madh ndaj ekonomise globale.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon rrudhje me 0.1% të ekonomive në të 17 vendet përdoruese të euros gjatë këtij viti, përpara se rritja të marre hov me 0.9% vitin e ardhshëm.

”Kriza e Eurozonës mbetet rreziku më i madh për perspektivën e ekonomise globale. Bilancet e Bankës Qendrore Europiane mund të përdoren më mire dhe në zonen e euros duhet të ketë lehtësira të mëtejshme për të shmangur thellimin e problemeve ne te ardhmen”, deklaroi Pier Carlo Padoan, një kryeekonomist.

Organizata këmbëngul se dështimi për të vepruar sot mund të çoje në përkeqësimin e krizes europiane e të perhapet edhe jashtë kufijve të Eurozonës me pasoja të rënda për ekonomine e gjithë globit.

Ndërkohë, mësohet se kostoja e huamarrjes për Spanjën vazhdon të shtrenjtohet, ndërsa pasiguria e sistemit bankar në vend i ka bërë investitorët që të jenë gjithmonë e më të kujdesshëm në investimin e parave të tyre në vendin iberik.

Sipas ekspertëve, shtrenjtimi në huamarrje për Spanjën nuk lidhet vetëm me arsye të brendshme, pasi ka edhe disa faktorë të rëndësishëm të jashtëm, siç ishte deklarata e autoriteteve kineze, që informuan se do të reduktojnë investimet e tyre në Eurozonë, nga frika e shpërbërjes së monedhës së përbashkët euro.

Pozitat e Eurozonës u goditën edhe më shumë sot nga zërat se një tjetër vend anëtar, Qipro, është pranë kërkimit të një huaje të madhe ndërkombëtare për shkak të rrënimit të financave publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)