27 Prill 2024

Qeveria synon vendin e 40 e të Bërit Biznes deri në 2014

Prishtinë, 29 prill - Prishtinë, 28 Prill - Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës sot ka organizuar ngjarjen publike për fillimin e reformave e ‘Të Bërit Biznes 2011–2014’.  

Qeveria bëri publike fillimin e reformave të rëndësishme të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mjedisit afarist, si dhe aktivizimit të potencialit ekonomik të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e fillimit të reformës së të bërit biznes në Kosovë ka thënë së synimet kryesore të kësaj Reforme përfshijnë: liberalizimin e Ekonomisë, duke zvogëluar pjesëmarrjen dhe  decentralizuar aktivitetet e shtetit në të Të Bërit Biznes; thjeshtësimin i procedurave administrative dhe burokratike; eliminimi i lejeve dhe licencave përmes sistemit të gijotinës.

Po ashtu sipas e tij pjesë e reformes është edhe përmirësimi i kornizës  ligjore dhe krijimi i databazës së akteve ligjore me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe të mbrojtjes së investitorëve, qofshin të brendshëm apo të jashtëm; zgjerimin e digjitalizimit të shërbimeve institucionale për komunitetin e biznesit; përmirësimin e kapaciteteve inspektuese, dhe rritjen e formalizimit vullnetar të aktivitetit ekonomik.

Pjesë e pakos së kësaj Reforme sipas kryeministrit është edhe përmirësimi i koordinimit të aktiviteteve të institucioneve relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të Të Bërit Biznes. 

"Tani ne duhet të bëjmë edhe më shumë për përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës për investime përmes krijimit të një mjedisi afarist stabil dhe të sigurt.  Prandaj, kemi marrë përsipër implementimin me sukses të Reformës së Të Bërit Biznes", ka theksuar Thaçi.   

Duke u mbështetur në mënyrë të veçantë në mundësitë për rregullimin dhe reformat e identifikuara në Raportin e Bankës Botërore e ‘Të Bërit Biznes 2011’  ku Kosova është pozicionuar në vendin e 119-të.

Qeveria e Kosovës ka vendosur para vetes synimin për të qenë në mesin e “40-të shteteve të para” në raportin e “Të Bërit Biznes” deri në vitin 2014.  

Christopher Dell i ka uruar liderët për kursin e ri që kanë marrë për të ardhmen, kursin e forcimit të ekonomisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës sipas tij e ka parë nevojën për ndryshime.

“Fakti që kemi shumë ministra këtu tregon se Kosova është e gatshme të marrë hapa për ti bërë këto ndryshime. Liderët tuaj kanë formuluar një vizion tërësisht të ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar Dell

Që Kosova të konkurrojë në mjedis sipas tij duhet të jetë e lehtë për ndërmarrësit që të hapin dhe të operojnë bizneset e tyre.

“Ky vend është i bekuar me një popullatë të re dhe dinamike.”

Ndërmarrjet sipas Dell-it do ta bëjnë Kosovën një pjesë integrale dhe esenciale të një tregu më të gjerë.

Roli i Qeverisë është i artikuluar nga plani ekonomik të cilin ministrat tuaj e kanë zhvilluar që ta zhvillojnë potencialin e ndërmarrësve të ri dhe për të tërhequr potenciale të reja.

“Qeveria juaj që të jetë në mesin e 40 vendeve sa i përket lehtësirave në bërjen e biznesit. Mendoni këtë që për vetëm tri vite Kosova dëshiron të lëviz nga vendi 119 në top 40.”

“Besoj se suksesi juaj do të ketë një ndikim marramendës jo vetëm në rajon por ndërkombëtarisht. Qeveria juaj nuk është naive, ata e dinë se për të bërë një ndryshim të tillë duhet pritur ditë të vështira por ata e kaun demonstruar që së bashku janë të gatshëm të arrijnë këtë”, ka deklaruar ambasadori Dell.
 
Projekti i hartuar në Banjsko sipas tij ka nxjerrë tri gjëra shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës: e parë e ka krijuar mbledhjen ekipore të ministrave që punpjnë së bashku, së dyti e kanë krijuar një ndjenjë të entuziastit për agjendën e tyre dhe i kemi parë shumë ministra të cilët kanë dalur jashtë dhe i kanë prezantuar rezultatet e këtij takimi dhe çka është më e rëndësishmja ajo çka ka ndodhur në Banjso është ndryshimi i filozofisë.

Mimoza Kusari – Lila ka thënë se kur kemi filluar të diskutojmë për reformat e të bërit biznes në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës jemi ballafaquar me një rezistencë të opinionit publik në lidhje me atë se sa janë të mundshme ndryshimet në kuadër të legjislaturës në kuadër të praktikave të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet lokale i zbatojnë në raport me komunitetin e biznesit.

Një gjë të cilën siç ka thënë ajo e është vërtetuar dhe është e argumentuar edhe në nivel të ekonomive botërore reformator në ambientet e tyre për të bërë biznes është se për të bërë reforma duhet besimi përkushtimi dhe duhet një dedikim i të gjitha palëve të përfshira në proces.

“Kur them këtë mendoj edhe në Qeverinë e Kosovës edhe në pushtetin lokal por edhe në komunitetin e biznesit për të qenë në përputhshmëri me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, ka theksuar Kusari - Lila

Ajo ka shtuar se “Kemi shkuar dhe kemi vënë afatin që deri në vitin 2014 Kosova do të jetë një ndër 40 vendet e para për të bërë biznes në indeksin e BB-së për këtë kemi marrë frymëzim vendet e ndryshme por gjithashtu duhet të përmendur edhe prezencën e ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave të shtetit të Gjorgjisë i cili ka qenë një frymëzim gjatë periudhave kohore para dhe pas prezantimit të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës për reformë të ambientit të biznesit.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)