29 Prill 2024

Qeveria pret qe raporti i progresit të jetë më i mirë se vitin e kaluar

Prishtinë, 14 qershor - Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj ka deklaruar sot se është i bindur që Raporti i Progresit për këtë vit do të jetë shumë më i mirë se sa vitin e kaluar.
 
Këto komente ministri Beqaj i ka bëre pas takimit me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrimeve në të cilën i ka informuar mbi vizitën që e kam pas ditë më parë në Bruksel dhe me punën që Ministria është duke ë bërë në përgatitjen e imputeve për raportin e Progresit. I kemi njoftuar për detalet dhe i kemi informuar se këto impute do ti dorëzohen nesër Komisionit Evropian.

“Njëkohësisht i kam informuar edhe lidhur me vizitën që do ta bëjmë së bashku me kryeministrin gjatë kësaj javë në Bruksel për të diskutuar raportin e progresit, liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe UE”.
 
Komisionin Parlamentar e kam njoftuar deri ku kemi arritur në procesin e liberalizimit të vizave, tha ministri Beqaj.

“ Gjatë vizitës sime në Bruksel kam dërguar mesazhin se Qeveria e Kosovës është e gatshme për pranimin e udhërrëfyesit pasi që janë plotësuar të gjitha parakushtet të cilat janë vënë ë kanë të bëjnë me ligjin për ripranim, strategjinë për ripranimin e njerëzve të kthyer, për fillimin e procesit të rregullimit të regjistrit civil dhe sigurinë e dokumenteve personale, qoftë primare apo sekondare. Këto janë gjera të cilat ne i kemi plotësuar dhe për këtë kemi dhënë informacionin në Bruksel”. 

Parakushte për dhënien e udhërrëfyesit janë plotësuar dhe ne presim që gjatë verës Komisioni Evropian të merr vendim për hapjen e procesit zyrtar të dialogut dhe dhënien e udhërrëfyesit për Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që ne sikurse edhe të gjitha vendet tjera të vijmë deri te momenti kur Kosova do të jetë e përfshirë në listën e bardhë të Shengenit, tha ministri Beqaj.
 
Ministri Beqaj theksoi se Qeveria e Kosovës intensivisht është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të kërkuara dhe gjitha që varet nga Qeveria do të realizohet. Ne jemi duke u angazhuar që agjenda e ekzekutivit dhe e legjislativit të harmonizohet dhe për këtë ne biseduam edhe në këtë takim, tha ministri Beqaj. 

“Raporti i Progresit është dokument teknik i cili tregon gjendjen momentale dhe institucionale të shtetit për ti hyrë procese integruese. Jam shumë i bindur se raporti do të jetë shumë më i mirë se sa vitin e kaluar, por duhet ta kemi parasysh se Raporti i Progresit është dokument i cili i vlerëson të arriturat brenda një viti dhe adreson sfida të rejat cilat janë të nevojshme që shteti të përgatitët për tu integruar plotësisht. Atëherë kur neve do ta kemi raportin e progresit plotësisht pozitiv do të jemi pjesë e UE”, tha ministri.

Ai theksoi se Kosova këto procese është duke i kaluar më shpejtë se sa vendet e rajonit, të cilat me dhjetëra vite kanë kaluar nëpër këtë proces, ndërsa Kosova vetëm dy vjet është pjesë e këtij procesi dhe dinamika e lëvizjes është shumë më ë shpejtë.

Ndryshe në UE ka pajtim për dy çështje – marrëdhëniet tregtare dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.
 
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim, Zylfije Hundozi tha se duke pas parasysh rolin e Parlamenti dhe këtij Komisioni në  mbikëqyrje të punës së kësaj Ministrie gjatë takimit me ministrin Beqaj janë njoftuar me të gjitha veprimet që i ka bë MIE prej formimit e deri më tash.

“Ky është takimi i dytë që e kemi pas. Na e kemi ftua ministrinë dy javë pasi që është formua Ministria për integrime Evropiane, me ç rast e kemi njoftua për punën tonë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin, pasi që në raportin e viti të kaluar kishte vërejtje se nuk ka ekzistua një bashkëpunim i duhur mes Agjencisë për Integrime Evropiane dhe komisionit parlamentar. Besoj se tash e tutje do ta rrisim bashkëpunimin me qëllim që Raporti i Progresit të del sa më pozitiv për Kosovën”, tha zonja Hundozi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)