01 Prill 2023

Qeveria ndanë 13 milion euro për komunat e Kosovës

Prishtinë, 26 gusht - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 13 milion eurove për komunat e Shtërpcës, Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut, Novo Bërdos, Parteshit deh komunave në veri të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se vendimi për mbështetjen financiare të këtyre komandave është në funksion të implementimin të dokumentit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe që do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sipas vendimit të parë, që ka miratuar sot Qeveria e Kosovës, komunat e Shtërpcës dhe Graçanicës do të përfitojnë nga 2 milion euro, ndërsa komunat e Kllokotit, Ranillugut, Novo Bërdos dhe Parteshit nga 1 milion euro. Këto mjete, komunat do t’i shfrytëzojnë për investime ne infrastrukturë dhe nevoja të qytetarëve.

Në vendimin tjetër, Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 5 milion euro për komunat në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës do të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me USAID-in, si implemetues të projekteve në këtë pjesë të Kosovës. Edhe këto investime do të shkojnë në përmirësimin e jetës të gjithë qytetarëve në këto komuna të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)