28 Prill 2024

Qeveria ndan 1 milion euro për Shqipërinë dhe 500 mijë për Kosovën

Prishtinë, 7 dhjetor - Në bazë të propozimit të kryeministrit Hashim Thaçi Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 149-të ka marrë vendim që të akordoj 1 milion euro ndihmë për përmbytjet në Shqipëri dhe 500 mijë euro për rajonet e përmbytur në Kosovë.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që të solidarizohen me qytetarët e Shqipërisë dhe të mbajnë dyert hapur për të krijuar strehë për ato familje që kanë pësuar nga vërshimet.

Kosova sipas tij ka vënë në dispozicion të shtetit shqiptar tërë potencialin e vet njerëzor dhe material  që gjendja në Shkodër dhe rrethinën e saj të tejkalohet sa më shpejt dhe sa më lehtë. 

Në mbledhjen e cila mund të jetë e fundit për këtë mandat, kryeministri Thaçi ka ndarë po ashtu edhe 500 mijë euro për sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Kosovë, përderisa ka shtuar se vendimi tjetër do të vijë pas vlerësimit të dëmeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)