21 Maj 2025

Qeveria miraton raportin vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 28 mars - Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar për  Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2013.

Ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të Institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, Fondet në Mirëbesim, Grantet e Donatorëve dhe huamarrjet për vitin fiskal 2013. Raporti evidenton gjithsej pranime 1,428,704,000 dhe gjithsej pagesat 1,500,176,000.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Strategjinë e Energjisë e Republikës së Kosovës 2013-2022.

Strategjia trajton zhvillimin e kapaciteteve për prodhimin e  energjisë elektrike, zhvillimin e transmisionit, zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes, furnizimin me energji për ngrohje, krijimi i  kushteve për futjen e gazit natyror në Kosovë si burim alternativ energjetik, zhvillimin dhe përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtritshme, krijimi i tregut të energjisë elektrike më Republikën e Shqipërisë si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe trajtimin e çështjeve sociale që lidhen me sektorin e energjisë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)