28 Mars 2024

Qeveria miraton Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”

Prishtinë, 7 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimin lidhur me Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)