05 Maj 2024

Qeveria miratoi planin reformator dhe zhvillimor për Kosovën

Prishtinë, 18 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të rregullt në të cilën ka debatuar dhe aprovuara prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014.

Kryeministri  Hashim Thaçi në hapje të mbledhjes ka theksuar se këto prioritete janë nxjerrë nga programi i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ky plan prioritetesh parasheh një qasje të re të zhvillimit ekonomik, të bazuar kryesisht në sektorin privat. Si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dua të shpreh mirënjohjen time të lartë për gjithë nëpunësit e niveleve të ndryshme qeveritare, për punën serioze që e kanë bërë në këtë drejtim. Dua të falënderoj Qeverinë e SHBA, USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën Botërore, DIFID-in, për punën e bërë në hartimin e këtij dokumenti”.

“Hartimi i prioriteteve të zhvillimit ekonomik të Kosovës, prioriteteve strategjike dhe politikave të nevojshme për t’u zbatuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike, është hapi tjetër që do të çojë drejt konsolidimit dhe zhvillimit ekonomik, që bazohet kryesisht në zhvillimin e sektorit privat, dhe përmirësimit të mirëqenies sociale të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Në vazhdim të fjalës së vet, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ekonomia e Kosovës tashmë ka tejkaluar krizën duke shënuar rritje gjatë vitit të kaluar deri në gjashtë për qind ndërsa parashikimet tregojnë për vazhdimin e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Ky është një plan për një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe euro-atlantike. Synimet janë ambicioze, por janë analizuara shumë mirë dhe janë të realizueshme, në veçanti rritja ekonomike që parashohim prej 7 deri në 8 për qind dhe ulja e papunësisë 8 deri në 10 për qind”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.  

Në vazhdim të mbledhjes, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dh Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci kanë prezantuar objektivat e sektorëve të veçantë të prioriteteve për vizionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës 2011-2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)