29 Prill 2024

Qeveria italiane ashpërson paketën e kursimeve

Romë, 7 shtator - Në Itali, qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Silvio Berlusconi, ka përpunuar programin e saj të kursimeve, pas kritikës nga Banka Qendrore Evropiane dhe shumë vende të Eurozonës.

Kështu taksa mbi vlerën e shtuar do të rritet me 1% në nivelin 21%, dhe do të vendoset një taksë prej 3% mbi të ardhurat vjetore nga 500.000 euro e lart.

Veç kësaj qeveria njoftoi futjen në kushtetutë të një frene ligjore për borxhet. Dhjetëra mijëra italianë dolën në rrugë të martën (6.9.) për të protestuar kundër planeve të qeverisë për kursime.

Në më shumë se 100 qytete pati mitingje, një grevë e përgjithshme shkaktoi kaos në qarkullimin ajror, hekurudhor dhe të autobusëve.