27 Prill 2024

Qeveria greke miraton marrëveshjen për shpëtim

Athinë, 15 mars - Qeveria në Athinë ka miratuar njëzëri kushtet, nën të cilat komuniteti ndërkombëtar do t’i japë Greqisë paketën e ndihmës në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Vendimi duhet të miratohet edhe nga Parlamenti, i cili duhet të kalojë tetë ligje që lidhen me paketën e ndihmës financiare.

Kushte për marrjen e saj ishin që Greqia të pajtohet me një sërë masash shtrënguese.

Të mërkurën, vendet e Eurozonës kanë miratuar zyrtarisht pakon e shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë këtë vend nga falimentimi.

Pakoja pason atë në vlerë prej 110 miliardë eurosh që ishte miratuar po për Greqinë në vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)