20 Prill 2024

Qeveria e përkushtuar sigurojë shërbim cilësor për tatimpaguesit

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, sot, bënë inaugurimin e ndërtesës së re të Zyrës Regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Prizren.

Ministri Ahmet Shala  gjatë kësaj ceremonie u shpreh se “Inaugurimi i zyrës regjionale të Administratës Tatimore në Prizren është një dëshmi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në veçanti, për të krijuar kushte më të mira të punës  për stafin e Administratës Tatimore që rrjedhimisht do të sigurojë një shërbim më cilësor për tatimpaguesit që mbulon kjo zyre regjionale tatimore. Ministria e Ekonomisë dhe Financave  gjithashtu është duke u angazhuar me shumë përkushtim për krijimin e kushteve më të mira edhe për zyrat tjera regjionale”.

Ai më tej shtoi se “ Administrata Tatimore falë rezultateve të ekipit  të saj menaxhues  është në rrugë të mbarë dhe në mënyrë të knaqëshme është duke plotësuar objektivat e saj  përmes një shërbimi transparent dhe cilësor për të mirën e tatimpaguesve kosovar dhe Kosovës në përgjithësi.

Ministri Shala, me këtë rast falënderoj edhe kryetarin ë Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja , për bashkëpunimin e vazhdueshëm të komunës që ai drejton.

Nga ana tjetër, Behxhet Haliti, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës me këtë rast u shprehë se ndërtimi i kushteve moderne për punëtorët tatimor, është shenjë e përkushtimit, që sipas tij ka Qeveria drejtë realizimit të objektivave për përmirësimin e kushteve të punës.

Në fund, Ministri Ahmet Shala, edhe një herë shfrytëzoj rastin t’iu bëjë thirrje të gjithë taksapaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre  tatimore, ku sipas tij me këtë do të ndihmojnë në mënyrë direkte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)