12 Maj 2024

Qeveria, 3.5 milion euro për këshilltarët

Prishtinë, 31 mars - Qeveria e Kosovës ka akorduar një shumë prej 3.5 milion euro për këshilla rreth projekteve të ndryshme që janë duke u zbatuar në vend.

Sipas “Zërit” në mbledhjen e parafundit, qeveria e ka ndarë edhe 3.5 milionë euro për këshilltarë të tre projekteve.

Sipas vendimit të qevërisë 350 mijë euro do të ndahen nga Ministria e Financave për shërbime të këshillimit për Ministrinë e Infrastrukturës për prokurimin dhe kontraktimin e operatorit ekonomik të kualifikuar për shërbime këshillëdhënëse për transaksionin e projektit “Route 6”.

Në vendim thuhet se Ministria e Financave do të transferojë mjete shtesë nëse kërkohet dhe vlerësohet si e arsyeshme për realizimin e kontratës për shërbime këshillëdhënëse.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës i ka ndarë edhe rreth 903 mijë euro për shërbime të këshillimit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për përmbushjen e obligimeve ekzistuese ndaj këshilltarëve ligjorë të projektit “Kosova e Re”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)