07 Maj 2024

Qëndrueshmëri e lartë e sistemit bankar në Kosovë

Prishtinë, 1 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore, Gani Gerguri, si dhe me kryetarin e Bordit Drejtues të BQK-së, Gani Luboteni.

Në fillim të takimit, Gërguri ia dorëzoi kryekuvendarit Krasniqi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2010. Me këtë rast ai tha se ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë për të prezantuar këtë raport, i cili përfshin  zhvillimet më të rëndësishme  në ekonominë e Kosovës.

Ekonomia e Kosovës  në vitin 2010  shënoi rritje reale  të produktit të brendshëm bruto prej 4 për qind, tha Gërguri.

Për dallim nga viti 2009, kur rritja ishte realizuar  kryesisht  si rezultat  i rritjes së shpenzimeve  publike dhe rënies së çmimeve, në vitin 2010 rritja ishte fryt i rritjes së konsumit  dhe investimeve në sektorin privat.

Sektori financiar i vendit vazhdoi  me trendin rritjes. Treguesit kryesorë të shëndetshmërisë  financiare flasin për qëndrueshmëri  të lartë të sistemit bankar në Kosovë.

Krahas  sigurimit të stabilitetit të sektorit financiar, BQK-ja vazhdoi me ngritjen e cilësisë së shërbimeve  të saj për autoritetet, komunitetin financiar dhe publikun, theksoi zGërguri.

Kryekuvendari Krasniqi falënderoi udhëheqjen e BQK-së për dorëzimin e Raportit dhe inkurajoi udhëheqjen e Bankës Qendrore për angazhime të mëtejme në përmbushjen e  detyrave të parashtruara.

Në takim u tha se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri mbi Bankën Qendrore, në mbështetje të të cilit ajo edhe zhvillon veprimtarinë e vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)