29 Prill 2024

Putin: SHBA parazite e ekonomisë botërore

Moskë, 3 gusht - Kryeministri rus, Vladimir Putin, akuzoi SHBA-në si parazitë të ekonomisë botërore me borxhin e saj, gjatë një takimi me një lëvizje rinore pro pushtetit.

\"Vendi jeton me kredi, përtej mundësive dhe rëndon me një pjesë të borxhit të tij në ekonominë botërore. Ajo po trazon ekonominë botërore duke përdorur situatën monopol të dollarit\", u shpreh ai.

Kompromisi i arritur “in extremis” dje në mbrëmje mbi rritjen e tavanit të borxhit amerikan, por që nuk është votuar ende nga Kongresi, vetëm se ka shtyrë vendimmarrjen për zgjidhjen e problemit në themel, vazhdoi Putin.

Ai përshëndeti gjithsesi përgjegjshmërinë dhe sensin e mirë të Uashingtonit, i cili shmangu vështirësitë në shlyerjen e pagesave.

\"Ekonomia amerikane është një nga lokomotivat e ekonomisë botërore dhe nëse ka probleme kjo nuk është gjë e mirë\", shtoi ai.

\"Disa vende, ndër të cilat Rusia dhe Kina, kanë një sasi të konsiderueshme dollari në rezervat e tyre, por çështja nuk është njësoj, problemi është se ekonomia në tërësi e këtyre vendeve mund të tronditet\", deklaroi kryeministri rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)