27 Prill 2024

Punëtorët e KEK-ut ndajnë 30 mijë euro për të ndihmuar Shkodrën

Prishtinë, 18 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në mënyrë vullnetare kanë ndarë një pjesë nga paga e tyre për t’i ndihmuar banorët e Shkodrës në Shqipëri.

Kjo mbështetje e punonjësve është bërë me përkrahjen e Sindikatës së punonjësve të Korporatës, SPEK. Shuma e ndarë është rreth 30 mijë euro.

Punonjësit e Korporatës në këtë formë u bashkohen institucioneve tjera që ndihmuan shkodranët në tejkalimin e vështirësive që shkaktoi përmbytja e fundit në këtë zonë. Korporata shpreson që kjo ndihmë do zbus sadopak gjendjen e vështirë të familjeve që kanë pësuar dëme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)