15 Maj 2024

Punësimi në Kinë i ka thyer të gjitha rekordet historike

Pekin, 23 janar - Punësimi gjatë vitit 2011 në Kinë i ka thyer të gjitha rekordet historike, falë zhvillimit të shpejtë të industrisë së shërbimeve.

Sipas treguesit të punësimit të qyteteve dhe të qytezave të Kinës për vitin 2011, punësimi arriti në 12 milionë e 210 mijë, nga 9 milionë njerëz që ishte parashikimi i fillim vitit 2011.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore të Kinës, vitin e kaluar, tri arsye kanë siguruar shtimin e punësimit: Së pari, zhvillimi i industrisë së shërbimeve ka luajtur një rol të madh për shtimin e punësimit.

Së Dyti, zbatimi aktiv i politikave të favorshme të punësimit dhe së treti, rritja e nivelit të industrisë së shërbimeve duke zgjidhur në kohën e duhur vështirësitë në punësim për shumë njerëz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)