28 Prill 2024

Punëdhënësit propozojnë pagën minimale 170 euro

Prishtinë, 28 prill - Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit janë përcaktuar sot që të propozojnë që paga minimale në Kosovë të jetë 170 euro.

Në takimin e organizuar në Odën Ekonomike të Kosovës përfaqësuesit e komunitetit të biznesit janë informuar se me Ligjin e Punës, i cili ka hyre ne fuqi me 16 dhjetor te vitit 2010, ne nenin 57, është paraparë Paga Minimale.

“Konform këtij Ligji si faktor baze për llogaritjen e Pagës Minimale janë paraparë: kostoja e shpenzimeve jetësore (shporta e konsumit), përqindja e shkalles se papunësisë, gjendja e përgjithshme ne tregun e punës, dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit ne vend”, ka thënë me këtë rast Zineta Daci, këshilltare e kryetarit të Odës.

Ajo ka theksuar se Oda Ekonomike e Kosovës, e cila përfaqëson interesat e punëdhënësve, si partner ne dialogun social, se bashku me Qeverinë e Kosovës dhe sindikatat, duke pasur parasysh, punëdhënësit, do te kanë  barrën kryesore ne aplikimin e vendimeve  te Qeverise, ka vendosur, qe te diskutohet rreth kësaj çështjeje dhe te propozohet sa do te jetë paga  minimale ne Kosove, për vitin 2011.

“Ky propozim duhet te jetë i pranueshëm dhe i aplikueshëm, se pari për juve e pastaj edhe për Qeverinë e Kosovës. Si përfaqësuesi i juaj, jemi te vetëdijshëm me çfarë vështirësi po ballafaqoheni gjate procesit te afarizmit, por, jemi zotuar te gjithë, qe do te ndërtojmë një shtet ku do te sundoje dhe do te respektohet ligji”, tha zonja Daci.

Duke informuar të pranishmit se propozimi i sindikatave, ishte, qe paga minimale te jetë 250 euro ne muaj, ajo tha se si përfaqësuese e Odës ishte kundër këtij propozimi, duke insistuar se duhet ndarë dëshirat prej mundësive, prej gjendjes reale.

Punëdhënësit janë akorduar qe paga minimale ne Kosove te jete 170 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)