03 Maj 2024

Pulsi Publik: Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet e Kosovës

Prishtinë, 12 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka përfunduar edicionin e parë të Raportit Pulsi Publik i cili është një analizë e zgjeruar e fakteve të shpejta të publikuara në dhjetor 2010.

Pulsi Publik është një vazhdim i Raporteve të mëparshme të Paralajmërimit të Hershëm (EWS) dhe qëllimi kryesor është të sigurojë një platformë të perceptimeve dhe një mekanizëm për të lehtësuar procesin e bërjes së politikave publike.

Ky mekanizëm i ri kalon nga analiza e paralajmërimit të hershëm dhe parandalimit të konflikteve, në dialog demokratik dhe monitorimin e stabilitetit institucional.

Si një risi në krahasim me raportet e mëparshme, UNDP-ja ka prezantuar edhe Indeksin e Demokratizimit dhe Indeksin e Besimit Ekonomik.

Indeksi i Demokratizimit me vlerë 0,92 tregon se kosovarët vetëm pjesërisht besojnë se proceset demokratike në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të duhur.

Në mënyrë të ngjashme edhe treguesi ekonomik prej 0,61 tregon se të anketuarit në përgjithësi kanë mendim të pafavorshëm mbi gjendjen ekonomike.

Të gjitha përfundimet dhe rekomandimet e propozuara të paraqitura në këtë raport janë të bazuara në hulumtimin e opinionit publik në Kosovë përmes intervistave të drejtëpërdrejta me 1.290 respondentë, anketë kjo e finalizuar në fund të nëntorit 2010.

Analiza e të dhënave është rezultat i disa raundeve të diskutimeve me ekspertë nga fusha të ndryshme.

Parviz Fartash Drejtor i UNDP-së në Kosovë ka thënë se rezultatet e fundit të anketës Pulsi Publik tregojnë një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së njerëzve me punën e institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.

"72% e të anketuarve të të gjitha etnive duket të jenë të pakënaqur me drejtimin ekonomik në të cilin Kosova është duke shkuar. 72% e kosovarëve duket të jenë të gatshëm dhe të kenë vullnet për t’iu bashkuar protestave publike të organizuara për shkak të arsyeve ekonomike, në krahasim me 59% e tyre që do ta bënin të njëjtën gjë për arsye politike."

Sipas të dhënave të anketës, kosovarët identifikojnë papunësinë (30%) dhe varfërinë(29%), si dy problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova. Problemi i tretë kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova është korrupsioni (11%).

Sa i përket perspektivës për normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, sipas tij rreth një e treta e të gjithë të anketuarve besojnë se këto marrëdhënie do të normalizohen në të ardhmen e largët.

Partesh ka theksuar se shqiptarët vazhdojnë të jenë shumë të kënaqur me punën e institucioneve të sigurisë në Kosovë. Në mesin e serbëve, shkalla e kënaqshmërisë me punën e institucioneve të sigurisë në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme që nga prilli i vitit 2010.

Sipas të dhënave të anketës, kosovarët identifikojnë papunësinë (e përzgjedhur nga 30% e të anketuarve) dhe varfërinë (29%), si dy problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova.

Duke pasur parasysh këtë, punësimi duket të jetë një mënyrë shumë e rëndësishme për t’iu mundësuar kosovarëve të ecin përpara.

Në lidhje me atë se cilat nga institucionet e mëposhtme zbatojnë rekrutimin në mënyrë të drejtë, sektori privat (21%), pasuar nga organizatat ndërkombëtare (11%) dhe në komunat (8%) besohet të jenë tre institucionet kryesore që zbatojnë rekrutimin e drejtë.

Vetëm 4% e të anketuarve besojnë se Qeveria e Kosovës dhe sektori publik (KEK-u, PTK-ja, etj) zbatojë rekrutim të drejtë me rastin e punësimit të punonjësve të rinj.

Megjithatë, të dhënat e studimit na japin disa rezultate shqetësuese sa i përket asaj se çfarë është më e rëndësishme kur një person kërkon të punësohet në sektorin publik.

Mesatarisht, 32% e kosovarëve besojnë se lidhjet familjare janë faktori më i rëndësishëm,
pas kësaj 24% besojnë se ryshfetet janë faktori më i rëndësishëm për të shtuar mundësitë e punësimit në sektorin publik.

Vetëm 12% e të anketuarve besojnë se arsimimi është i rëndësishëm kur një person kërkon të punësohet në sektorin publik, ndërsa 10% besojnë se besnikëria ndaj partisë është gjëja më e rëndësishme.

Sipas të dhënave të studimit, problemi i tretë më i madh me të cilin përballet Kosova, pas papunësisë (30%) dhe varfërisë (29%), është korrupsioni (11%).

Sa i përket perceptimit të popullsisë për shkallën e lartë të korrupsionit, KEK-u, AKP-ja (Agjencia Kosovare e Privatizimit) dhe gjykatat janë tri institucionet kryesore me perceptimin më të lartë publik për korrupsion në shkallë të madhe.

Institucionet me përceptimin më të ulët publik për korrupsion janë bankat, sektori i arsimit
dhe OJQ-të.

Projekti Pulsi Publik mbështetet financiarisht nga USAID.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)