28 Prill 2024

PTK ndanë 15 milionë euro për Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 3 Gusht -  Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, ka ndarë jo më pak se 15 milionë euro për Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga fitimi i akumuluar në gjysmën e parë të vitit 2011.

Rritja prej 7 përqind e të hyrave operative ne vitin 2011  ne krahasim me vitin 2010 , vjen si rrjedhojë e afarizmit të suskesshëm të PTK-së në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të cilën sukses Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a., Dr. Shyqyri Haxha e prezantoi para mediave në një konferencë për shtyp.  

“Të hyrat financiare  gjatë gjashtëmujorit të vitit 2011 janë për 7 përqind më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010. Përkthyer në shifra në fund të qershorit 2011 ato kanë qenë 75 122 000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur kanë qenë 70 208 000” ka deklaruar Dr. Shyqyri Haxha në prezantimin e tij.

Bazuar në matjet e bëra nga Monaco Telecomi, trafiku në ardhje i Vala-s ka shënuar një rritje shumë të madhe krahasuar me tri vitet e fundit. Kjo sipas Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, është meritë e pakontestueshëm në eleminin e  e dukruise  SIM to SIM. “Matjet e PTK-së tregojnë rezultatin e eliminimit te dukurisë  SIM2SIM.

Ne kemi bërë çmos për luftimin e kësaj dukurie negative në bashkëpunim me organet tona të rendit, prokurorinë, hetuesinë, holicinë, të cilët kanë bërë një punë shumë të madhe duke na ndihmuar që së bashku ta luftojmë këtë dukuri. Kështu që rezultatet nga luftimi i dukurisë SIM2SIM janë milionëshe në favor të PTK-së dhe vet buxhetit të Kosovës” është shprehur Kryeshefi i PTK-së, Dr. Haxha. 

Përpos të arriturave të pakontestueshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, ndarjes së shumës në vlerë prej 15 milionë eurosh për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, ka njoftuar së ka ndarë edhe 6 mijë e 500 euro për familjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi. Përmes kësaj ndihme modeste, PTK solidarizohet me dhimbjen e madhje të familjes Zymberi për humbjen e birit të tyre në krye të detyrës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)