16 Prill 2024

PSD përkrah hetimet e EULEX-it për korrupsion

Prishtinë, 15 maj - Partia Socal Demokrate e Kosovës (PSD) përkrah plotësisht hetimet e EULEX-it lidhur me dyshimet për korrupsion dhe krim të organizuar. Nëse ka fakte të mjaftueshme për procedura të metejme gjyqësore, PSD-ja shpreson se këto procedura do të vazhdojnë pa marrë parasysh presionet e mundshme apo pikëpamjet politike.

PSD-ja konsideron se askush nuk është fajtor pa u dëshmnuar e kundërta në gjyq, por deklarimet e EULEX-it se ka mjaft dëshmi të korrupcionit janë tregues se dicka nuk është në rregull.

PSD-ja vlerëson  se luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative nuk duhet ta mbështesim vetëm të ndërkombëtarët . Kjo luftë në të ardhmen duhet të udhëhiqet nga vetë kosovarët. Për këtë duhet guxim dhe vullnet politik dhe një strategji e qartë antikorrupcion , e cila do të redukonte në masë të madhe asistencën ndëkombëtare në këtë fushë.

Poashtu duhet hartuar një sistem të ri elektoral që do tu mundësonte zgjedhesve të menjanojnë nga politika njerëzit të cilët nuk janë të denjë për ti përfaqësuar interesat e tyre.

Dyshimet për korrupsion janë të dëmshme për imazhin e Kosovës dhe vijnë në një moment jo të volitshëm për Kosovën  kur jemi në pritje të vendimit të Gjuykatës së Hagë  dhe kur  jemi në pritje të njohjeve të reja për Kosovën. Pavaresisht nga shqetesimet e brendshme institucionet tona nuk duhet ta zhvendosin fokusin nga këto zhvillime të rëndësishme që e presin Kosovën.

PSD-ja  vlerëson se pasi që Gjykata Ndërkombëtare të japë verdiktin e saj, Kosova mund të zhvillojë bisedime teknike me Serbinë, të cilat janë me interes për të dyja shtetet. Por PSD-ja është absolutisht kundër  cfarëdo bisedimesh që lidhen më statusin apo kufijtë e Kosovës, të cilat Serbia do të përpiqet ti imponojë nën maskën e bisedimeve teknike.

PSD-ja shpreh keqardhjen e saj për vrasjen e katër shqiptarëve në Maqedoni dhe iu bashkohet thirrjeve për qetësi dhe stabilitet në shtetin tonë fqinj.
 
PSD-ja i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të trajtojnë me seriozitetin e duhur kërkesat e shqiptarëve në mënyrë që ata të mos ndjehen të diskriminuar në shtetin e tyre të përbashkët.

Ndërsa partitë shqiptare në Maqedoni duhet të tregojnë maturinë dhe pjekurinë e duhur politike dhe të përdorin të gjitha mjetet demokratike për mbrojtjen dhe realizimin e drejtave  të shqiptarëve në Maqedoni.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)