02 Maj 2024

Propozime për rimkëmbjen e bankës WestLB në Dyseldorf

Dyseldorf, 16 shkurt - Fati i bankës WestLB në gjendje të rëndë, bankës së tretë më të madhe të një landi gjerman me 5.000 punonjës, vazhdon të jetë i paqartë.

Pak para kalimit të një afati të vënë nga Komisioni Evropian federata dhe pronarët, landi i Renanisë Veriore Vestfalisë dhe bankat Sparkassen, paraqitën tri koncepte të mundshme për bankën.

Mbi zbatimin e tyre duhet të vendosin tani rojtarët e konkurrencës në Bruksel, siç bëri të ditur sekretari i shtetit për financat Steffen Kampeter në Berlin.

Opcionet janë një zgjerim i mëtejshëm i shumës së bilancit, formimi i një banke bërthamë për bankat Sparkassen si dhe shitja e krejt WestLB-së.

Gjendja e WestLB-së së Dyseldorfit, e cila gjendej që më parë në pozita jo të mira prej mosrealizimit të spekulimeve, u përkeqësua edhe më prej krizës financiare mbarëbotërore.

Sipas të dhënave të BE-së prej vitit 2008 ajo është mbështetur nga shteti me 16 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)