28 Mars 2024

Prokuroria pranon 9300 kallëzime penale për 12 000 persona

Prishtinë, 7 tetor – Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 Prokuroritë e Kosovës kanë pranuar në punë 93 mijë e 228 kallëzime penale, kundër 12 mijë e 238 personave.

 

Nga ky numër, 106 kallëzime penale kundër 134 personave kanë të bëjnë me rastet e veprave penale të dyshuara se janë kryer në mes të personave të përkatësive të ndryshme kombëtare. 


Këto kallëzime penale i kanë paraqitur: në 12 raste i dëmtuari, 92 raste Policia e Kosovës, në një rast shërbimet e inspeksionit dhe një rast është iniciuar nga vetë prokuroritë.

    * Dy nga këto raste kanë të bëjnë me veprat penale kundër Republikës së Kosovës dhe banorëve të saj, nxitja e urrejtjes e përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, nga neni 115 i KPK-së;
    * 5 raste për veprat penale lëndim i rëndë trupor, neni 154 dhe lëndim i lehtë trupor, nga neni 153 i KPK-së ;
    * 11 raste për veprat penale kanosje, neni 161 dhe cenim i paprekshmërisë së banesës, nga neni 166 i KPK-së;
    * 64 raste për veprat penale kundër pasurisë, vjedhje neni 252, vjedhje e rëndë neni 253, pushtim i paligjshëm i pronës së paluajtshme neni 259, dëmtim i pasurisë së luajtshme neni 260 dhe mashtrim neni 261 i KPK-së;
    * 5 raste për vepër penale vjedhja e pyllit nga neni 285 i KPK-së, 10 raste për veprat penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 297 dhe rrezik i trafikut për shkak të dehjes nga neni 298 i KPK-së;
    * 7 raste për veprat penale nga neni pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare neni 316, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare neni 317;
    * Një rast për veprën penale nga neni nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore.
 

Të dyshuar për këto vepra penale janë 127 shqiptarë, 6 serb, dhe 1 turk, ndërsa të dëmtuar janë 6 shqiptarë 92 serb dhe 3 të tjerë.

Struktura e kryesve, sipas kryesve është e përafërt me përbërjen e popullsisë, ndërsa sipas të dëmtuarve rrjedh se në të shumtën e rasteve të dëmtuar janë personat e përkatësive kombëtare serbe. Boshnjakët nuk paraqiten në asnjë rast as si kryes të dyshuar e as si të dëmtuar, ndërsa turqit paraqiten si kryes, por jo edhe si të dëmtuar.

Për këto raste të paraqitura prokuroritë kanë hudhë poshtë 6 kallëzime penale, në një rast është pezulluar ndjekja penale, në 27 raste është paraqitur propozimakuza, 14 raste propozimakuze me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor, 10 raste është ngritur aktakuza, ndërsa në 3 raste kallëzimet janë dërguar në kompetencë ose zgjidhje në mënyrë tjetër.

Rastet që kanë të bëjnë me kallëzimet tjera penale janë në punë.

Numri më i madh i rasteve ka të bëjë me Prokurorinë Komunale në Gjilan, pastaj 27 raste nga Prokuroria Komunale në Pejë, 24 nga Prokuroria Komunale në Ferizaj dhe nga 17 raste në Prishtinë dhe në Prizren. Sa u përket Prokurorive të Qarkut, raste të tilla ka pasur vetëm në Prizren - dy raste dhe në Pejë - një rast.

Në këtë raport nuk janë përfshirë të dhënat për lëndët nga kompetencat territoriale e Prokurorisë Komunale dhe asaj të Qarkut në Mitrovicë.

Rastet e zgjidhura prokuroritë i kanë zgjidhur brenda këtij afati kohor:  30 raste brenda 1-15 ditëve nga dita e pranimit të kallëzimit penal; 13 raste brenda 16-30 ditëve, 12 raste brenda 31-60 ditëve, dhe 6 raste brenda 61-90 ditëve.

Prokuroritë edhe në të ardhmen do t’i kushtojnë kujdes të veçantë lëndëve, në të cilat kryesit dhe të dëmtuarit janë të përkatësive të ndryshme etnike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)